Reis ul Ulema takoi ambasadorin Italian

Më 12.07.2012, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi  takim me ambasadorin e Italisë në Shkup, Fabio  Cristiani.
Në këtë takim Reis ul Ulema, ef. Rexhepi  e njoftoi z. Fabio Cristiani,  me Institucion më të vjetër në këtë shtet, BFI-në gjegjësisht me historikun e saj, por gjithashtu edhe me sektorët të cilat janë pjesë e këtij institucion të lartë fetar islam. Mes tjerash bëri një prezentim për veprimtarinë institucionale dhe aktivitetet gjatë këtyre viteve të fundit si dhe ato aktuale të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Reis ul Ulema e njoftoi edhe për institucionet edukativo-arsimore të BFI-së, për pronat, zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për qendrat Islame në diasporë në mesin e atyre edhe në Itali.
 reis dhe ambas. italian
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ecuritë e këtij shteti dhe për diskriminimin që ushtron Qeveria ndaj BFI dhe myslimanëve të këtij vendi, duke mos lejuar rindërtimin e xhamive si ajo në qendër të Prilepit dhe në Llazhec të Manastirit, kthimin e pronave dhe përpjekjet e Qeverisë për pengimin e zhvillimit të lirisë dhe vlerave demokratike. Reis ul Ulema vlerësoi se në shtete ku kemi shumë kultura dhe fe, aty nuk duhet ngacmuar ndjenjat fetare. BFI në kontinuitet ka qenë e diskriminuar, në kontinuitet janë dëmtuar dhe përdhosur bile bile edhe nëpërkëmbur xhamitë dhe prona e myslimanëve. Për të cilat qëndrime neve na vjen keq që janë të ndërtuara nga politika aktuale e cila nuk e dij sa janë duke e kuptuar se çdo padrejtësi që ushtrohet ka fund dhe se e njëjta mund t’u kthehet si boomerang. ”- tha mes tjerash ef. Rexhepi.
Politika aktuale që po ushtrohet nga kjo Qeveri është në dëm të këtij shteti dhe se pakënaqësit mund të shfaqen edhe më tepër nga qytetarët e këtij vendi. Mbi të gjitha janë shqetësuese edhe veprimet e kreut qeveritar dhe ministarve të tij , të cilët nuk janë duke hartuar siç duhet të ardhmen e këtij shteti.
reisi dhe ambas. italian 2
Ambasadori Italian z. Cristiani, ka qenë i interesuar edhe për fatin e xhamisë së Burmalisë dhe ka kërkuar qëndrimin e BFI-së në këtë aspect. Kreu i BFI-së, ka qenë decid në qëndrimin e tij. Kërkon kthimin e xhamisë së Burmalisë dhe cdo tentim për të ndërtuar në atë vend për të ndërtuar hotel apo Shtëpi të oficerëve doi të ndeshet me masa të shumta që do ti marrë BFI për ndërprerjen e punës.
“ Kisha Shën Dimitri është shkatërruar nga okupatori bullgarë ndërsa Xhamia e Burmalisë është shkatërruar nga okupatori serb. Shteti e bëri rindërtimin e kishës së Shën Dimitrisë por të njejtin arshin nuk e shfrytëzoi edhe për xhaminë e Burmalisë atëherë. Po ashtu arshin të dyfishtë shteti shfrytëzon edhe tani ku lejon ndërtimin e kishës por pengon ndërtimin e xhamisë. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të kishës por kërkojmë edhe kthimin e Xhamisë së Burmalisë”, theksoi kreu i BFI-së.
Nga ana tjetër ambasadori italian shprehi mirënjohje në adres të BFI-së për organizmin e jetës fetare islame dhe për kontributin që e jep në drejtim të Institucioneve edukativo- arsimore. Mes tjerash ai vlerësoi qëndrimet e BFI dhe gjithashtu porositi që edhe më tej ky institucion fetar të kontribuojë pozitivisht për interesat e qytetarëve të këtij shteti, pasi që BFI posedon autoritet dhe respekt te institucionet ndërkombëtare. Dy palët në fund shprehën gatishmëri që kooperimi mes BFI dhe ambasadës Italiane në Shkup dhe institucioneve shtetërore Italiane të jetë edhe më i madh duke shpresuar që të kenë vizita edhe më të shpeshta dhe të ndërsjellta.

Comments are closed.