Reis ul Ulema takoi Ambasadorin e SHBA-ve në Shkup

LOGO BFIMë 20 dhjetor 2013, në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri dhe Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, u pritën nga Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, z Paul Wohlers.

Reis ul Ulema që në fillim falënderoi z. Ambasadorin për kohën që ndau dhe e njoftoi për vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet BFI. Reisi e përsëriti qëndrimin e tij që Qeveria nuk respekton marrëveshjet e arritura me BFI- në. Ai shtoi se Qeveria vazhdon t’i provokon ndjenjat dhe durimin e besimtarëve duke ilustruar me zhvillimet rreth Burmali xhamisë, kthimit të pronave, si dhe vendin në Kala të Shkupit që BFI prej vitesh dëshiron ta blejë për të cilën ka investuar edhe mjete finansiare. Me këtë sjellje Qeveria po e detyron BFI-në që në mbrojtjen e të drejtave të saja të shfrytëzon mjete të tjera demokratike.

Ambasadori, Wohlers e falënderoi Reisin për vizitën dhe inkurajoi atë që të kërkoj zgjidhje paqësore përmes dialogut për të gjitha problemet duke e theksuar rëndësinë e mirëkuptimit, lirive dhe tolerancës ndërfetare në Maqedoni.

 

Comments are closed.