Reis ul Ulema takoi ambasadorin e OSBE në Shkup

1508010_10201176255633271_1042605414_nMë 20 dhjetor 2013, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Ambasadorin Ralf Breth, Udhëheqës i misionit të OSBE në Shkup, i shoqëruar nga bashkëpunëtor të tij. Në këtë takim Reis ul Ulema i BFI-së, ef. Rexhepi ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri dhe Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani. Ef. Rexhepi e njoftoi z. Breth për problemet që e tangojnë BFI, për diskriminimin që ushtron Qeveria ndaj këtij institucioni dhe ndaj myslumanëve. Shkas për këtë takim ishte sjellja e Qeverisë lidhur me vendin e Burmalisë, për të cilin problem Reis ul Ulema me mysafirin e tij zhvilluan takim edhe në 13.02.2013 të këtij viti kur prolongoi protestën e paralajmëruar për 15 mars 2013. Kurse pika tjetër kishte të bënte me një tradhëti tjetër të radhës të Qeverisë ndaj BFI, lidhur me vendin në Kalanë e Shkupit për të cilin BFI për më shumë se katër vite investim për atë vend dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente, megjithatë, ajo diskriminohet dhe privohet edhe nga e drejta për të blerë! Reis ul Ulema mes tjerash tha se me keqardhje duhet të themi se me një Qeveri e cila nuk respekton marreveshjet me ne, që në mënyrë permanente provokon në forma nga më të ndryshmet, jemi të detyruar që në mbrojtjen e të drejtave tona të përdorim edhe forma të tjera demokratike që deri më tani kurrë nuk i kemi shfrytëzuar, dhe nga ambasdori kërkoi mirëkuptim. Në anën tjetër z. Breth shprehi shqetësimin e tij për problemet me të cilat ballafaqohet BFI, vlerësoi lartë faktin që BFI ka dhënë shumë për zgjidhjen e problemeve dhe për maturinë e treguar vite me radhë dhe premtoi bashkpunim në interes të gjithmbarshëm.

1503958_10201176255073257_1174151332_n 1508010_10201176255633271_1042605414_n

Comments are closed.