Reis ul Ulema takoi Ali Hurata
Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame u realizua takim në mes kryetarit të saj, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Ali Hurata zëvendës Drejtor i Vakëfeve të Republikës të Turqisë ( DGJV).
Gjatë këtij takimi Reis ul Ulema i shprehi falënderime dhe mirënjohje për vizitën që ia bëri atij dhe institucionit fetar të Maqedonisë, të cilit i bëri një prezentim të Bashkësisë Fetare Islame dhe institucioneve të saj. Gjithashtu shpalosi projektet e reja të realizuar nga BFI, por edhe për ato që ka në plan të bëjë në perspektivë. Ai mes tjerash demonstroi fakte mbi realitetin aktual të Vakufit të BFI dhe lajkat që ia bënë Qeveria për të zvarritur edhe më tej si dhe pengesën për moskthimin e saj dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen BFI dhe shoqëria myslimane në këtë shtet. H. Sulejman ef. Rexhepi shprehi mirënjohje për Ali Hurata dhe për Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për bashkëpunimin që do të kenë këta dy institucione në fjalë, i cili bashkëpunim do të filloj me restaurim të xhamisë Hajdar Kadi në Manastir. Ef. Rexhepi nënvizoi se BFI ka bashkëpunim dhe raporte tejet të mira me shtetin Turk, Qeverinë turke dhe institucionet e saj, por gjithashtu me drejtori dhe organizata qeveritare të këtij shteti të cilët janë pjesë e bashkërealizimit të projekteve të BFI-së.
Comments are closed.