Reis ul Ulema në iftar te kryeministri shqiptar

Më 27.08.2011 kryeministri shqiptar dr. Sali Berisha shtroi iftar për udhëheqësit e bashkësive fetare.
Në iftar krahas komuniteteve fetare në shqipëri morrën pjesë edhe bashkësitë islame të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Preshevës, ambasadori i SHBA-ve dhe ai i BE-së në Tiranë. Në fillim të pranishmit u përshëndetën nga kryeministri i cili theksoi: “Unë gjej rastin të shpreh nderimin tim më të madh ndaj jush, udhëheqës të komuniteteve fetare myslimane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo, por ndaj të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare të kombit shqiptar”.
Z. Berisha, gjithashtu shtoi se në shekuj, klerikët myslimanë në shekuj kanë konsoliduar në Shqipëri traditën e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. “Kombi shqiptar fakton se kombet nuk mund të jenë të lira, në rast se ato përdorin besimet për qëllime politike, ndaj dhe unë shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecët në gjurmët, në traditën më të shkëlqyer të paraardhësve tuaj, të cilët sakrifikuan, të cilët u martirizuan për të mbrojtur me dinjitet këto vlera”, vijoi kryeministri. Sipas tij, “besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë.”
Pas përfundimit të iftarit, fjala së pari iu dha Reis ul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili përshëndeti kryeministrin dhe e falënderoi për iftarin e shtruar, gjithashtu përshëndeti edhe kryetarin e komunitetit musliman shqiptar, h. Selim Muça, si dhe bashkësitë e tjera dhe ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë. Kreu i BFI-së, theksoi se dy vite me radhe kryeministri e bëri tradit këtë iftar në të cilin neve po mblidhemi këtu në Tiranë. “ Më lejoni z. Berisha, kryemnistër i shtetit shqiptar, intimisht kryeministër i gjithë shqiptarëve kudo që janë, që t’u uroj dhe të lus Zotin t’u jep të mira, shëndet dhe energji që shteti ynë të vazhdojë progresin dhe integrimin në BE”.
Në fund Reis ul Ulema i BFI-së ndau mirënjohjen ” Bashkësia Fetare Islame” kryeministrit në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën që bënë, me çrast edhe dha sqarime lidhur me simbolet e përfshira në kornizë. Sqarim pas të cilit dr. Berisha tha se u emocionua nga ajo që dëgjoi dhe i bëri shumë përshtypje plisi, andaj dhe e falënderoi Reisin për këtë.1 2 3 4 5 6 7

Comments are closed.