Reis ul Ulema i BFI-së pret Blerina Seferin

Blerina Seferi përfaqësuese e Reprezentacionit të xhudos në Maqedoni, në garat Ballkanike në Bullgari fitoi vendin e parë dhe 3 medalje të arta në kategorin 44 kilogram.
Në gara ku morën pjesë nëntë shtete nga Ballkani, Blerin fitoi 2 përfaqësues nga Bullgaria dhe 1 nga shteti Turk.
Me këtë Rast Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi ndau dy shpërblime, një bibliotekë me libra mbarëislamike të realizuara në disqe dhe 1 kuran poashtu i realizuar në disk.
Dhuratë i është ndarë edhe Arbresha Rexhepit e cila ka qenë shoqëruese e Blerinës dhe njëhertit edhe garuese e ardhëshme e Xhudos.
“Dhashtë Zoti që bijt dhe bijat tona gjithmonë të jenë prezent dhe të garojnë me botën e civilizuar, të ecin përpara pasi që siç e dijmë sporti është pjesë e afirmimit politik të një populli”. Me këtë fitore të blerinës lus Allahun fuqiplot që Ai ti jep shëndet dhe perspektiv që të fitojë jo vetëm në garat Ballkanike, poR të jetë e para edhe në ato evropiane e botërore”, tha kryetari i BFI-së.
Fituesja e garave Blerina Seferi falenderoi kryetarin e BFI-së, Reisul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi dhe anëtarin e këshillit drejtues të Reprezentacionit të Maqedonisë Zeklul Rexhepin për përkrahjen, ndërsa shpalosi ambiciet e sajë për tu bërë kampione e evropës dhe botës.
“Dëshira ime për në të ardhmen është që të marr pjesë në garat evropiane dhe botërore”, u shpreh Blerina.
Blerina është 13 vjeçare në klasë të tetë dhe jeton në qytetin gjerman Hamburg. Xhudo ka ushtruar në gjermani dhe në maqedoni. Ajo përfaqëson Reprezentacionin e Maqedonisë në xhudo me të cilin edhe fitoi garat Ballkanike, çmim ky i arritur për herë të parë në historin e xhudos në Maqedoni.
Still0709_00000 - Copy Still0709_00001 Still0709_00002 Still0709_00003 Still0709_00004 Still0709_00005

Comments are closed.