Reis ul Ulema bëri ndarjen e diplomave në FSHI

reis1Në një atmosferë akademike në Fakultetin e Shkencave Islame- Shkup u bë ndarja e diplomave të të diplomuarve në këtë fakultet si dhe u bë hapja solemne e vitit akademik 2013/14. Pjesëmarrës në këtë solemnitet ishte kreu i BFI-së në R.M, H. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, Dekani i FSHI-së, dr. Fahrudin Ebibi si nikoqir, muftitë e BFI-së, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Prfo. Ibrahim Idrizi, profesor, student, etj.
Me këtë rast fjalë përshëndetëse kishte Dekani i FSHI-së, Doc. Dr. Fahrudin Ebibi i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit, Reis ul Uleman, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së, Muftitë e Muftinive të BFI, Drejtorin e Medresesë Isa Beu, Profesorët, studentët dhe të pranishmit. “ Ndjehemi të kënaqur që në mënyrë zyrtare po bëhet ndarja e diplomave për të diplomuarit në këtë institucion shkencor, veprimtaria e të cilëve duhet kurorëzuar, andaj për ndarjen e tyre eksklzivisht sot merrë pjesë kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili njëherit do të bënë ndarjen e tyre. Shfrytëzoj rastin që të gjithë atyre që kanë përfunduar tu dëshirojmë suksese në jetë dhe perspektiva e tyre qoft e begatshme. Të jenë edhe më tutje në shërbim të fesë dhe gjithë atë që e lidhë me qenien e njeriut.”- shtoi mes tjerash Ebibi. Me përfundimit e fjalës përshëndetëse u bë ndarja e diplomave për disa të diplomuar të cilëve ua ndau Reis ul Ulema dhe i përgëzoi duke iu dëshiruar fat dhe suksese në punë dhe veprimtari. Fjalë rasti kishte Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili u shpreh se: “ Sot kam kënaqësi të veçantë që fillimisht po ju takoj përsëri në këtë tempull të shkencës, të asaj që studiuam për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ngritur edhe më lartë autoritetin dhe dinjitetin tonë, për të treguar kredibilitetin e institucionit Bashkësi Fetare Islame, për të fuqizuar edhe më tej pozitën tonë intelektualo-fetare dhe për të avancuar popullin në rrugën e vërtet dhe të sigurt.Të gjithë ju që jeni këtu për të marrë diplomat zyrtare nga Fakulteti i Shkencave Islame ku edhe keni përfunduar studimet, më flet për pjekurin e juaj që keni si strukturë dhe kuadro fetar këtu në R.M, themi ashtu ngase kemi me çka të mburemi sot dhe tutje në përspektivë. Ky institucion shkencorë ndërtoi tek ju koncepte të patundshme për aspiratat e juaja dhe për shtigjet të ecurive në botën që po vjen. Aktualiteti po flet mjaft tepër se cilat do të jenë sfidat me të cilat do të përballeni në të ardhmen, por forca e juaj intelektuale e ndërtuar mbi baza të shkencave Islame do të tejkalon çdo barierë. Pajisja e juaj me dije dhe njohura bënë që perosnaliteti i juaj të jetë i respektuar dhe nderuar tek masa e gjërë, andaj vepra e juaj e shenjtë fetare, humane, njerëzore dhe mbi të gjitha intelektuale ka bërë që të keni një pozitë të veçant.” Më tej Reis ul Ulema u shpreh mbi rolin që duhet të luajn kjo strukturë në shoqëri dhe më gjërë duke thënë: “ Roli i juaj është dhe do të jetë të shërbeni fesë, kombit, vatanit dhe mbarë shoqërive, të ndihmojmë fillimisht vëllezërit tanë duke sjellë qëndrime intelektuale që kanë bazë në dy burimet e pashtetura islame nga Kurani dhe vepra e Muhamedit a.s. dhe të njejtat të ndiqen në çdo kohë dhe vend. Dija e juaj duhet të dominon në çdo debat dhe komunikim, në çdo takim dhe organizim, në çdo konferencë dhe truzë e rrumbullakët, të realizohen me kulturë fetare dhe me meçuri. Gjithnjë opinioni i juaj të jetë dominant dhe i palihatur. Shpalosni ide të reja dhe kontribuoni gjithandejt të tejkalohen keqkuptimet, të paqartat, të pavërtetat dhe trillimet, ngase ju kur flitni nuk e bëni me gjuhën e juaj, por atë e bëni me gjuhën e Kuranit.
Reis ule Ulema përmbylli këtë solemnitet duke bërë hapjen zyrtare të fillim vitit akademik 2013/14 për student në Fakultetin e Shkencave Islame-Shkup.
Kontributi i juaj në shoqëri mund të jetë shumë i madh dhe me përmasa të gjëra duke shfrytëzuar këto burime shkencore, por njëherit duke i respektuar ato me plotë përkushtim dhe krenari. Ummeti të cilit i takojmë Ne, aktualisht është duke u luftuar dhe nëçmuar dinjiteti ynë, po nëpërkëmbet dinjiteti dhe nderi i myslimanëve të cilat për fat të keq janë nga manipulimet dhe skenaret dashakeqe dhe të rezikshme për botën islame.

fot1 reis2 reis3 reis4 reis5 reis6 reis7 reis8 reis9 reis10 reis11 reis12 reis13 reis14

Comments are closed.