Reagimi i Reisul Ulemasë në momentet kritike të zjarrit në spitalin e Tetovës

Me vëmendje të madhe, keqardhje dhe pikëllim të thellë po ndjekim situatën me zjarrin e rënë në Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë.
Në këto momente të vështira e pikëllimi, mendimet dhe lutjet tona janë me pacientët e këtij spitali dhe personelin mjekësor.
Nga thellësia e zemrës dua të përcjelli ngushëllimet e mia dhe të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj familjarëve të viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi e madhe.
Reisul Ulema
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.