REAGIM – Rijaseti I BFI-së kundër keqpërdoruesve të xhamive

imageRijaseti i Bashkesisë Islame në RM, kërkon prej të gjithë besimtarëve të vet që në prag të Fitër Bajramit ta ruajnë ambientin dhe atmosferën e këtyre ditëve të Ramazanit dhe të përgatiten shpirtërisht për vizita, për mesazhe të ngrohta, për urime vëllazërore, për mirësjellje, pajtim e harmoni ashtu siç na porosisin mësimet e shenjta islame. Në bazë të informatave që i ka Rijaseti i BFI në RM, nesër, në ditën e xhuma, sipas të gjitha gjasave disa manipulantë do ta keqpërdorin Xhaminë e Murat Pashës prej nga do ta inicojnë një protestë kundër veprimeve çnjerëzore të shtetit izraelit që i ka ndërmarrë mbi popullatën e pafajshme palestineze. Rijaseti i BFI-së reagon kundër keqpërdorimit të xhamive për qëllime meskine nga ana e individëve, grupeve e grupacioneve si dhe kundër të ashtuquajturave “shoqatë joqeveritare” të padefinuara të cilat ia mësyjnë keqpërdorimit të xhamive me qëllim të devalvimit të misionit parësor dhe paqësor që e kanë në frymën e parimeve fundamentale islame. Ndryshe, Rijaseti por edhe të gjitha organet drejtuese të Bashkësisë Islame në RM, ngjashëm si e tërë bota e shëndoshë, përcjellim me shqetësime të thella ngjarjet tragjike, aktet kriminele që po ushtrohen mbi popullatën palestineze në Rrypin e Gazës, me ç’rast viktimë e këtij terrori po bijnë pleq, gra, fëmijë. Kjo dhunë po ushtrohet nga një shtet i cili e përfaqëson popullin hebre që e përjetoi holokaustin. Është jasht çdo logjike që i njëjti popull tanimë të ushtrojë holokaust edhe më të tmerrshëm kundër një populate tërësisht të pafajshme. Si Rijaset shpresojmë që bota demokratike do ta ngre zërin e vet ndërsa faktori relevant ndërkombëtar do ta pengojë këtë të keqe që po e trondit mbarë njerëzimin paqedashës. Nëse jo faktopri ndërkombëtarë atëherë s’ka dyshim se këtë zullum do ta ndalojë Allahu xh.sh. nga dënimi i të cilit nuk ka shpëtuar asnjë zullumqarë, andaj, këtij dënimi nuk do t’i shpëtojë as shteti izraelit për këtë terror e masakër që po e ushtron mbi popullatën palestineze. Rijaseti i BFI-së në RM H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.