Reagim ndaj shpifjeve të Alsat-M

Myftinia e BFI-së, në Shkupit, hedh poshtë si të pa baza dhe të pavërteta informacionet plotë shpifje të Televizionit Alsat-M, me titull “BFI, pengohet ekipi i TV Alsat-M. Vakëfi nën hipotekë për kredi?” të datës 16.02.2012.
Edhe një herë paralajmërojmë opinionin e gjerë se Televizioni Alsat-M, është vënë në shërbim të pavërtetave dhe shpifjeve dhe këtë e dëshmojnë edhe me proceset e fituara gjyqësore ndaj kryeredaktorit të këtij televizioni, Muhamed Zeqiri,  kur Gjykata Themelore e Shkupit me aktvendim Kzh.nr.910/11, shpalli fajtorë se ka shpifur mbi kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema Sulejman Ef. Rexhepi. Këtij të fundit,  tani Zeqiri duhet ti paguaj dëmshpërblim prej 29 milion denarë.
Në vend që të paguaj dënimin, Muhamed Zeqiri, vazhdon me avazin e vjetër për të shpifur dhe për të nxjerrë të pavërteta në opinion, gjoja se BFI-ja, ka marrë kredi në banka dhe për të ka vënë në hipotekë vakëfin e saj.
Për të dalë e vërteta në shesh, BFI-ja bashkëpunon me shumë banka në Maqedoni dhe hua-marrjet dhe hua-dhëniet janë pjesë e përditshme e saj me qëllim të funksionimit të institucionit të vetëm islam në Republikën e Maqedonisë. Huazimi për të cilin flet Alsat –M nga “ShparkaseBank”  është prodhim i bankës të cilin Muftinia e BFI Shkup e ka marrur për shfrytëzim si blerje e kërkesave afatshkurte me një normë të vetme të skontimit. Çdo gjë e thënë jashtë kësaj, janë të pavërteta dhe shpifje për të cilën të gjithë shpifësit do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

Comments are closed.