Reagim ndaj shkrimit „Myhybtë” e Mulla Sulës po priten keq nga diaspora në hapur.mozello.com

Reagim ndaj shkrimit „Myhybtë” e Mulla Sulës po priten keq nga diaspora
hapur.mozello.com

Me keqardhje të madhe lexuam artikullin e publikuar dje në mediumin “Hapur” rreth pritjes së delegacionit të BFI të RMV nga ALKIG dhe njëherit mund të themi se tashë po e kuptojmë realitetitn e shkrimeve të tilla dhe turpin e paskrupullt nga ata që shkruajnë.
ALKIG njofton opinionin e gjërë se askush nuk ka biseduar me ne për takimin që kemi patur me delegacionin e BFI të RMV.
Poashtu ne ju njoftojmë se ne kemi pritur delegacionin e BFI në nivelin më të lartë sipas mundësive që kemi në aspektin institucional dhe sipas traditave tona fetare dhe kombëtare. Në takim kanë marrë pjesë personat që përfaqësojnë ALKIG në të gjitha format institucionale, pra kryetari me anëtarët e Kryesisë, kryetari i Kuvendit, kryeimami, përfaqësuesi për trajnime dhe zhvillim profesional etj. Biseda ka qënë shumë e ngrohët dhe të gjithë kemi shfaqur gëzimin tonë për bisedë të hapur dhe paparagjykime dhe jemi dakorduar për bashkëpunim të ndërsjellt.
Sa i përketë shpifjes në këtë artikull ALKIG deklarohet se është shumë i kjartë dhe se asnjëherë nuk ka hezituar të jetë pranë BFI sepse për ALKIG është institucioni i shenjtë i Bashkësisë Fetare Islame dhe se ALKIG do ta ruaj gjithmonë respektin dhe bashkëpunimin në rrugët profesionale kurse sa ju përketë personave ajo është përgjegjësi e organeve të BFI dhe ne nuk përzihemi në punë të brendshme të një institucioni.
Nëse dikush pretendon për veprime të tilla janë dyert e gjykatës të hapura jo mediat.
ALKIG ju rekomandon mediave të tilla që te jenë të kujdesshme në shkrimet e tyre sepse bartin përgjegjësi para popullit dhe para Zotit.
ALKIG ka qenë i hapur me BFI çdo herë dhe në çdo takim dhe nuk ka hezituar e as sot nuk heziton të flasë hapur me Reisul Uleman e BFI të RMV h. Sulejman ef. Rexhepin, këtë mendojmë se e kanë të kjartë të gjithë e ndoshta edhe ata që kanë bërë spekulime në këtë artikull.
ALKIG edhe njëherë thekson se do të përkrahë institucionet e BFI pa asnjë ngurrim kurse përgjegjësinë për spekulime u lënë atyre që janë përgjegjës.
ALKIG do të shqyrtoi edhe mundësinë e ngritjes së padisë ndaj një mediumi të tillë për shpifje. Për ne është e pakuptimtë si mundet një medium pa biseduar fare me përgjegjës të një institucioni të shkruaj rreth tij.

Me selame të përzemërta
Vahidin Beluli
Kryetar i Komunitetit Shqiptarë të Bashkësisë Islame të Austrisë

Vjenë, 26.03.2019

Comments are closed.