Reagim: Mos e keqpërdorni fenë për qëllime politike

2Bashkësia Fetare Islame dënon keqpërdorimin e personaliteteve fetar dhe uniformës fetare në fushatën zgjedhore të kandidatëve për Zgjedhjet Presidenciale si dhe ato Parlamentare.

Më 01.04.2014, Kryetari I BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me krerët e tjerë të kishave dhe bashkësive fetare të regjistruara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, bashkërisht nënshkruan deklaratën me të cilën publikisht u apeluan të gjithë besimtarëve që ta shprehin mendimin e tyre në këto zgjedhje të cilat duhet të jenë të lira dhe sipas standardeve demokratike. Gjithashtu, udhëheqësit e BFI-së disa herë gjatë proceseve zgjedhore të mëparshme, kanë dëshmuar se nuk kanë për qëllim që të favorizojnë ose disfavorizojnë asnjë subjekt politik.

Para rrethit të parë zgjedhor, në reklamat e kandidatit të VMRO-DPMNE dhe President aktual i RM, z. George Ivanov, u përdorën imazhe të mara nga një vizitë e mëparshme në territorin e Tetovës me Muftiun e Muftinisë së Tetovës Alifikri ef. Esati për qëllime marketingu, e për të cilat asnjëherë nuk u bë ndonjë njoftim paraprak ose u kërkua pëlqim nga Muftiu i Tetovës.

Pas reagimit të Muftiut të Tetovës Alifikri ef. Esati, ato imazhe kontradiktore u tërhoqën, por në rrethin e dytë zgjedhor, u riaktivizuan video-materialet e njëjta në TV Plus, Koha dhe Sitel. Gjithashtu, në fushatën e kandidatit të njëjtë, u lëshuan edhe materiale të tjera shtesë me oxhallarë – shtetas të huaj, siç është rasti me hoxhën Hasan Tellim, i cili është shtetas i huaj nga R. e Turqisë, i cili me pëlqim të BFI-së dhe organeve kompetente ka leje pune në vendin tonë dhe punon si hoxhë në fshatin Dedeli të Vallandovës.

Veprimet e tilla dhe vokabulari i përdorur nga disa liderë politikë të cilët si adut kryesor i kanë vetëm premtimet boshe për objektet fetare apo kthimin e pronave të vakufit, për ne janë të papranueshme dhe nuk na shpien në drejtim të deklaratës tonë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

BFI edhe një herë ua bën me dije të gjithë faktorëve të vendit dhe të jashtëm se qëndron fortë në pozicionet e saja si një Institucion i pavarur i cili përfaqëson të gjithë muslimanët e vendit, pa dallim të nacionalitetit apo ngjyrës së tyre dhe i fton të gjitha subjektet politike që të mos e keqpërdorin fenë për propagandë apo marketing politik gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Sektori për Informim – BFI

 

2 31

Comments are closed.