Reagim me rastin e sulmit terrorist në Abu Dabi

Bashkësia Fetare Islame e RMV dënon ashpër aktin terrorist të sulmit me dron që ndodhi në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, si pasojë e të cilit humbën jetën 3 persona dhe mbetën të lënduar shumë të tjerë.

Në shenjë revolte dhe pikëllimi për situatën reagoi edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në profilin e tij zyrtar në Facebook deklaroi: “Me keqardhje të madhe pranuam lajmin e aktit të pamëshirshëm terrorist në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku humbën jetën tre persona dhe shumë të lënduar. Bashkësia Fetare Islame e RMV, si gjithmonë, edhe sot, ashpër dënon aktet e këtilla makabre dhe, edhe një herë konstaton se jeta e njeriut është dhuratë e shenjtë dhe terrorizmi është dukuria më e shëmtuar e gjinisë njerëzore dhe i dëmshëm për të gjithë njerëzit në përgjithësi. Lusim të Madhin Zot që të mos ketë akte të këtilla në asnjë vend të botës.” – përfundoi fjala e Reis Ulemasë.

Comments are closed.