REAGIM i BFI-së ndaj gazetës ditore LAJM

Larg fitneve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit
Bashkësia Fetare Islame reagon ndaj lajmit të publikuar në gazetën LAJM më 29 korrik 2012, me titull:“ Gruevski dhe Rexhepi në iftar, shqiptarët askund!”, në të cilin shkruan: “ Të shtunën në mbrëmje në hotelin Aleksandar Palace u organizua darkë iftari në të cilën morën pjesë kreu shtetëror i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Poashtu prezent ishte edhe kryetari i BFIM-së, Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi, kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski dhe funksionarë të tjerë. Ajo që ra në sy ishte mungesa e partënerëve të koalicionit të Gruevskit, përfaqësuesve të BDI-së”, lajm i cili është publikuar nga autore me iniciale( a.h).
BFI përmes këtij reagimi shpreh indinjatën e saj institucionale ndaj shkrimit të gazetës LAJM, e cila gazetë në fakt duhet të informojë në mënyrë transparente opinionin e gjërë dhe jo të plasojë dezinformata.  Ne gjendemi në muajin e bekuar të Ramazanit, ku për çdo çast promovohen porosi të respektit, mirëkupimit dhe harmonisë që ofron ky muaj, dhe nuk është muaj i fitneve, intrigave dhe lajkave, andaj duhet qëndruar sa më larg tyre.
Fillimisht nga ky lajm nuk kuptuam se kush është organizator i iftarit në fjalë, gjë e cila fletë për profesionalitetin e gazetarit, të redaksisë së lajmeve në këtë gazetë dhe tendencat banale dhe të palogjikshme gazetareske, apo ndoshta bëhet fjalë për ndonjë gazetarë shkurtabiq dhe nuk ka parë se kush është prezent?! Duhet ta keni të qart të gjithë ju se iftari ishte i organizuar nga Partia Demokratike Turke në RM, tani më me karakter tradicional në të cilin marrin pjesë kreu më i lart shtetëror, partitë politike të vendit, përfaqësues dhe personalitete nga shteti turk, bashkësitë fetare dhe institucione tjera Qeveritare dhe Lokale.
Lajmi në fjalë është tendecioz dhe se nuk kontribuon për të përcjellur mesazhin që dëshironi ju e nderuar redaksi. Edhe pse neve nuk na takon që të merremi me  pjesëmarrësit në këtë iftar dhe me emrat e tyre, por sa për ilustrim do të theksojmë se kishte katër ministra shqiptar, deputet dhe përfaqësues tjerë të partive politike shqiptare.

Comments are closed.