Reagim i Bashkësisë Fetare Islame

Untitled-2211Reagim i Bashkësisë Fetare Islame

Dhuna nuk është pjesë e Islamit

Me indinjatë të thellë e pranuam lajmin e sulmit terrorist në Paris të Francës, gjegjësisht në gazetën satirike Çarli Hebo, ku u vranë në mënyrën më të paskrupullt 12 persona, prej të cilëve 10 gazetarë dhe 2 policë si dhe në të cilin u plagosën edhe 11 persona të tjerë.
Në bazë të parimeve Islame ne i gjykojmë këto veprime, të cilët i plasohen opinionit nëpër mediume, sepse fshehtësitë i din vetëm Allahu Fuqiplotë. Nëse kjo ka ndodhë ashtu siç plasohet, ky veprim është larg parimeve, Islame dhe mësime që burojnë nga Kurani Famëlartë. Prandaj ne i dënojmë ashpër këto dukuri dhe bëjmë thirrje që të gjithë kriminelët, e cilës do ngjyre, kombi apo besimi të nxirren para drejtësisë, sepse jemi të bindur që nuk ka në Botë asnjë religjion i cili do ti arsyetonte këto veprime dhe të ngjashmet me to.
Njëkohësisht shfrytëzojmë këtë reagim që ti përcjellim ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe tërë popullit mik francez.
(PR) Shërbimi për informim

Comments are closed.