REAGIM

Edhe një shpifje tjetër nga hedhurina e BFI-së

Reagim ndaj shkrimit të turpshëm të publikuar në portalin tetova1.mk dhe ina-online.net më 18.02.2017, nga një mbeturine e hedhur nga BFI siç është Skender Buzaku

Çudirat e kohës së fundit me sulme të njëpasnjëshme në adresë të BFI dhe kreut të saj nuk kanë të ndalur, nga rrugaçë dhe fundërrina të cilat BFI i hodhi nga organizmi i saj i brendshëm. Këtë radhë 6 muaj para fillimit të Haxhit 2017, këta dhunues të Institucionit i ka kapluar mërzia e suksesit të Haxhit në dy vitet e fundit, që kur fundërrinat dhe mbeturinat që i hodhi BFI si rrugaçë dhe dhunues nuk janë më në krye të Haxhit të organizuar nga Rijaseti i BFI. Sulmet plot shpifje dhe ofendime i përdorin me të vetmin qëllim që ti zbehin sukseset e BFI dhe Kreut të saj Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi.
Sa për informim BFI ende nuk ka shpallur organizimin e Haxhit 2017, megjithatë besimtarët e interesuar mund të informohen në lidhje me atë çfarë i preokupon siç është rasti me vëllain tonë Avni K. nga fshati Batincë – Shkup, që jeton dhe vepron në Austri, i cili më datë 17.02.2017 dita e Premte, në orët e pasdites vizitoi selinë e BFI-së dhe ishte i interesuar për kryerjen e kushtit të pestë të islamit nën organizimin e Rijasetit të BFI. Gjatë vizitës së tij në BFI mysafiri në fjalë ishte i shoqëruar nga shoferi i Kryetarit të Komunës së Studeniçanit dhe u pritën nga përfaqësues i BFI, në rastin konkret, Drejtori i Agjencionit për Hallalll Standard, Muhamer ef. Veseli, ku u mirëpritën ashtu siç është adeti, tradita, rendi dhe mikpritja vëllazërore në BFI-në e udhëhequr nga Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi. Gjatë takimit, mysafirët në fjalë u njoftuan për çdo gjë që u interesonte dhe në fund ata u përcollën edhe me nga një dhuratë, nga një komplet librash për Historinë e Pejgambereve.
Sa për lajmin skandaloz të S.B. i cili në opinion njihet si hedhurinë nga BFI për shkak të dhunimit të institucionit i cili njëherit është edhe nënshkruesi i dokumentacionit të blerjes së “Barakës të Famshmë” prej 652000 euro, dhe i cili nga organet e rendit dhe drejtësi njihet tepër mirë për veprat e tij të dhunshme, paska shpreh shqetësim se a paskan muslimanët institucion fetar?
Ja bëjmë me dije atij dhe të gjithë bashkëmendimtarëve të tij, se me shoshë nuk mund të fshihet Dielli ashtu siç ata duan që me gënjeshtra dhe shpifje ti minimizojnë sukseset e BFI. Muslimanët e dinë mirë kush është S.B dhe shokët e tij, andaj e paralajmërojmë personin Skender Buzaku se ndaj tij do të ngrihet padi në Gjykatën Themelore Shkup për shpifje, ndërsa personin e panjohur që e përmend ai, e ftojmë ta siguron për dëshmitar, se do ti nevojitet.

Sektori për informim pranë BFI

Comments are closed.