REAGIM

Deri te: Universiteti i Evropës Juglindore Tetovë
Bashkësia Fetare Islame e RM ishte e ftuar që të merr pjesë më 9 mars 2012 në një takim të liderëve fetar në promovimin e dialogut kulturor nën organizim të Qendrës për dialog ndërkulturor në bashkëpunim me Universitetin e Juaj dhe përfaqësuesve të UNESCO nga Vijena.
Në ftesën që keni dorëzuar deri te ne shihet qartë se në këtë dialog kanë qenë të ftuar liderët e Kishës Katolike në Maqedoni,  Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Ortodokse Maqedonase, Bashkësisë Hebreje në Maqedoni, Kishës Evangjeliste – Metodiste të Maqedonisë, ku të gjithë këta janë liderë të bashkësive fetare me status të rregulluar juridik dhe të regjistruara në Regjistrin amë gjyqësor të kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.
Për fat të keq Ju e keni ftuar Edmond Brahimaj në cilësi të një bashkësie fetare inekzistuese, por që Ju si organizator e prezentoni si lider i Bashkësisë bektashiane në Maqedoni. Bashkësi fetare e këtillë në Regjistrin amë gjyqësor në RM, e udhëhequr nga z. Brahimaj nuk është e regjistruar.
Shpresojmë se keni njohuri se Bektashitë në RM janë musliman edhe atë burimisht si pjesë të Islamit Sunitë, ashtu sikur shumë tarikate tjera në RM dhe që të njejtat janë pjesë e Bashkësisë Fetare Islame e RM dhe të gjithë ata i përfaqëson legjitimisht dhe në formë të regjistruar BFI e RM. Të njohura janë përpjekjet e zotëri Brahimaj që të fus urrejtje mes myslimanëve me përkrahje të një grupi të vogël të papërgjegjshëm dhe nuk dëshirojmë të besojmë se gjesti juaj që të ftoni në dialog një person të tillë është nga moskujdesi sesa përcaktimi juaj. Në rast se bëhet fjalë për përcaktim në atë rast do të luani në letrën e atyre që duan të bëjnë përçarje dhe fusin huti në mes myslimanëve dhe të rrënojnë rolin historik të BFI, si mbrojtës i vetëm shpirtëror i të të gjithë myslimanëve në RM.
Nga arsyet e tilla përfaqësuesi jonë nuk mori pjesë në dialogun Tuaj, ngase kemi bindje se nuk e kemi vendin aty ku marrin pjesë edhe përçarës të Fesë Islame. Jetojmë në shpresë se në ardhmën nuk do të përsëritet gabimi i tillë dhe seriozisht do të trajtoni Bashkësinë Fetare Islame.
Me respekt,
Reis Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.