RAN viziton BFI në

RAN viziton BFI në
Përfaqsuesja e Radicalisation Awareness Network (RAN), përkatësisht i Rrjetit të Ndërgjegjësimit për Radikalizmin, i Komisionit Evropian, i udhëhequr nga zonja Daniela Pisoiu, ka vizituar më 5 shtator, 2019, Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është pritur nga Kryetari i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. në takim ka folur për punën e vazhdueshme të institucionit të lartë të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut të cilin ai e udhëheq, duke theksuar që BFI gjithmonë ka qenë kundër të gjitha lëvizjeve radikale, kështu që BFI e para ka dalë me një projekt konkret – “STOP radTerr“ – për shkak se luftimin e kësaj dukurie e kemi obligim fetar, ka thënë ai. Ne, ka shtuar Sulejman ef. Rexhepi, do ta luftojmë çdo dukuri negative, si: radikalizmin e dhunshëm, terrorizmin e kështu me radhë.
Përfaqësuesja e lartë nga Komisioni Evropian (BE) ka mbetur e kënaqur nga njoftimi që ka marrë nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, duke e siguruar atë se BE bën gjithçka që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më parë të inkuadrohen në Bashkimin Evropian, kuptohet, duke i përmbushur detyrat që kërkohen prej tyre.
Të dyja palët kanë rënë dakord të thellojnë marrëdhëniet e ndërsjella dypalëshe dhe shumëpalëshe në të ardhmen, gjithnjë në dobi të ruajtjes së paqes dhe të zhvillimit të vlerave euroatlantike.

 

 

Comments are closed.