R E A G I M

Bashkësia Fetare Islame e shpreh indinjatën e vet dhe i gjykon të gjitha ngjarjet të cilat kanë për qëllim të sfidojnë përçarje, dhunë dhe urrejtje në mes të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare.
Andaj, rasti i fundit kur një grup dhunues në mes të Shkupit ushtruan dhunë të paparë ndaj disa studentve vetëm e vetëm pse kanë komunikuar në mes veti në gjuhën turke. Konstatojmë se është e domosdoshme që të kyçen të gjithë faktorët e shoqërisë duke filluar nga familja, shkollat, organizatat e të rinjëve, organizatat joqeveritare si dhe institucionet kompetente shtetërore në tejkalimin e kësaj krize të mendjës dhe moralit. Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të shndërrohen në metodë për t`i shfryer ndjenjat emotive personale dhe për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të imponuara.
Shpresojmë se ky reagim i ynë, sinqerisht do të mirëkuptohet nga të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim të parkatësisë së tyre etnike dhe fetare dhe të gjitha llojet të veprimit të dhunshëm së bashku do t`i gjykojmë dhe së bashku do të veprojmë në tejkalimin e kësaj energjie negative.
Reis ul Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.