Qendrat Islame në Zvicër në mbështetje të Reisit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamë në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 31.08.2020, në shoqërimin e Drejtorit për Diasporë, njëkohësisht edhe Shef i Kabinetit Dr. Selver ef Xhemailin, pritën në një vizitë zyrtare Dr. Bashkim Aliun, imam në Qendrën Islam Shqiptare në Uetcikon të Zvicrës.
Si anëtar i Kryesisë të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër në krye me Z Mehas ef Alija dhe i autorizuari i këtij Unioni, përcolli përshëndetjet dhe përkrahjen e parezerve të zhvillimeve të reja në BFI e RMV dhe gatishmërinë për një bashkëpunim të mirëfilltë me qëllim të ngritjes së nivelit të lartë të organizimit të jetës fetare e kombëtare në vend dhe diasporë.
Gjatë këtij takimi u bisedua gjerë e gjatë për rrjedhat e zhvillimit të organizimit të jetës fetare islame si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo, në veçanti në kohën e ballafaqimit me sëmundjen e rrezikshme Kovid 19. Ishte kënaqësi e veçantë vizita e Dr Bashkim Aliut, i cili është edhe anëtar i Bashkësisë islame të të gjithë muslimanëve në Zvicër si dhe anëtar i këshillit etik (për fetva).
Në fund Reisul Ulemaja i përcolli falënderimet e BFI-së, Unionit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë për punën e madhe që e bëjnë në sfera të ndryshme të jetës. Zori i bekoftë me të mira.

Comments are closed.