QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI SHPALL K O N K U R S

QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI SHPALL
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS SI
IMAM, HATIB DHE MUALIM

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:
– Të ketë të kryer studimet teologjike
– Të ketë aftësi të mira komunikuese me xhematin
– Të ketë aftësi organizative
– Të jetë i vetëdijshëm për rrethanat e vendit ku do të punojë

Përparësi do të kenë kantidatët të cilët:
– Kanë përvojë në detyrën e imamit
– Kanë përvojë dhe kompetenca pedagogjike të punojë me fëmijët
– Njohin gjuhën arabe dhe angleze
– Kanë të kryer studime pasuniversitare
– Njohin përdorimin e kompjuterit dhe mediumeve sosiale
– Kanë aftësi për shkrime-publikime
– Kanë aftësi për pregatitje të dokumenteve të nevojshme që i nevojitet qendrës sonë

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju ofronë:
– Pagë mujore sipas standardeve norvegjeze
– Banesë në lokalet e qendrës (xhamisë) ose diku tjetër (imami i mbulon harxhimet mujore të banesës)
– Telefon të paguar (vetëm për shërbime pune)
– 5 javë (3+2 javë) pushim në përputhshmëri me ligjin norvegjezë (kryesia e qendrës vendos për periudhën e pushimit)
– Sigurim personal dhe poena penzioni sipas standardeve norvegjeze

Kandidatët e interesuar, kërkesës për punësim duhet t’ia bashkangjesin edhe këto dokumente:
– CV-në me të dhënat personale dhe një jetëshkrim të shkurtër rrethë angazhimeve të deritanishme
– Çertifikat se nuk është i ndjekur dhe nën hetime nga organet e drejtësisë (policia)
– Kopje të nostifikuara të diplomava të ndryshme në origjinal dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes i liçencuar. Të gjitha diplomatë dhe përkthimet duhet të jenë të vulosura
– Deklaratë me shkrim se do t’i kryejë të gjitha shërbimet fetare që QIKSHN do të ketë nevoj

Vëretje: përshkrimi i vendit të punës, të drejtat dhe obligimet do të bëhen pasi që kandidati i zgjedhur të pranohet në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçant të kryesisë.
Dokumentet e kompletuara duhet të skenohen dhe të dërgohen në e-post adresën: adm@qiksh.no
Konkursi mbetet i hapur deri më 10.02.2017 ora 16:00
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.
Për informata më të hollësishme mund të na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no
Oslo, 21. Janar 2017
Me përshëndetje miqësore
Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji
Adresa: Sverres gate 8, 0652 OSLO
E-post: adm@qiksh.no
FB: facebook.com/qikshn
Web: http://www.qiksh.no & http://www.aikn.no

Comments are closed.