QENDRA ISLAME KULTURORE SHQIPTARE NË SEEVETAR NË AFËRSI TË HAMBURGUT
Të shtunën më 01.04.2023 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Fetai me bashkpuntorët e tij të delegacioni Mr. Salim ef. Sulejmanit dhe Dr. Abdulkerim Iseni u përgjigjën ftesës së qendrës së re Qendra islame kulturore shqiptare në Seevetar afër Hamburgut. Ishte një pritje e këndshme. Vizita e Reisul Ulemasë ishte në respekt për punën e madhë qē bëjnë bashkatdhetarët tanë në Perëndim, ju falënderuam dhe uruam hapjen e Qendrës islame në këtë vend duke ju premtuar se BFI e RMV do jetë në shërbim të zhvillimit të kësaj qendre. Fjalë përshëndetëse pati edhe Muftiu Mr. Salim ef. Sulejmani dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini. Imam i kësaj Qendre është hoxha, juristi dhe pjestari i UÇK z. Servet ef. Jusufi i cili shquhet për nga dija dhe aftësia e menaxhimit. Menjiherë kanë blerë vend për ndërtim të një qendre moderne me të gjitha kushtet e edukimit fetar dhe kombëtar.
Comments are closed.