Qendra e Shëndetit Publik dezinfekton disa nga objektet e BFI-së

Qendra e Shëndetit Publik dezinfekton disa nga objektet e BFI-së

Me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, më 20 mars, 2020, Qendra e Shëndetit Publik – Shkup ka dezinfektuar objektin e Rijasetit (selinë e BFI-së); Medresenë Isa Beu-Paralelja e Vajzave, Shkup; Medresenë Isa Beu-Qendër (restorantin, konviktin), Fakultetin e Shkencave Islame dhe Xhaminë e FSHI.
Dezinfektimi është bërë pas paraqitjes së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
BFI është e angazhuar për respektimin e plotë të masave qeveritare kundër virusit shkatërrues, i cili ka prekur pothuajse tërë planetin.
Reisi dhe të gjithë të punësuarit, në të 13-të myftinitë, bëjnë lutje që kjo sëmundje e rëndë të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja. BFI po ashtu u bën apel besimtarëve t’u përmbahen strikt rregullave islame të ruajtjes së pastërtisë dhe të reflektojnë pozitivisht në mesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht besimeve të tyre, të ndihmojnë veten dhe të tjerët kundër pandemisë.

Comments are closed.