Q.I.Sh. El-Furkan përgëzon Reisin e ri
Qendra Islame Shqiptare “El-Furkan” nga Minheni, nëpërmjet një letre urimi, përgëzon Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Feta për postin e ri, në krye të BFI-së.
Më tej në letër thuhet:
I nderuari Reis,
Me plot kënaqësi dhe entuziazëm morëm lajmin për caktimin tuaj në krye të BFI-së të RMV-së, nga Muftinitë e gjitha qyteteve dhe institucioneve përkatëse.
Zgjedhje e duhur në kohë të duhur dhe personin e duhur, nga se veprimtaria juaj shumëvjeçare me përkushtim profesional dhe të pashembullt është qëndisur me shkronja të arta në analet e historisë si simbol i reformave, si simbol i tolerancës e jo arrogancës, simbol i afrimit e jo largimit.
Puna juaj si Mufti i Muftinisë së Gostivarrit dhe Muftinitë e tjera keni qenë dhe mbeteni frymëzim për organizimin e jetës fetaro-kombëtare këtu në diasporë.
E lusim Allahun Fuqiplotë, të ju jep shëndet dhe suksese të reshtura në përballje të sfidave.
Mbetemi me selame të përzemërta duke shpresuar në kultivimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona reciproke.
Vesselamu Alejkum ve Rahmetullahi ve Berekatuhu
Qendra Islame Shqiptare “El-Furkan” Minhen, nënshkruan nga Kryetari Afet Rushiti dhe Imami H. Ujkan ef. Sejdini.
Comments are closed.