Protestë e besimtarëve mysliman në Strugë

Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Strugë organizoi protestë paqësore në shenjë të reagimit kundër ofendimeve dhe fyerjeve ndaj fesë islame që i`u bënë në Karnavalin e Vevçanit.
files
Në këtë karnaval, një grup me përkatësi etnike maqedoni dhe me besim ortodoks u shfaqën me veprime jonjerëzore duke nënçmuar Kur`anit, librin e shenjtë të myslimanëve dhe uniformën fetare të hoxhallarëve, por gjithashtu duke përdorur edhe elemente tjera nënçmuese. Në sheshin e Strugës, fillimisht para ndërtesës së komunës, ishin tubuar mijëra ithtarë musliman, për të shprehur revoltën e tyre dhe për të mbrojtur dinjitetin dhe krenarinë islame.
Të pranishmëve iu drejtua në emër të Myftinisë së Strugës, myftiu, Dr. Ferat Polisi, i cili pasi përcolli përshëndetjet e kryetarit të BFI-së, H.Sulejman ef. Rexhepi, duke theksuar se feja islame është fe e paqës, e tolerancës, bashkëjetesës, mirëqenjes, duke shprehur revoltën e besimtarëve islam, tha: “Në të ashtuquajturin karnaval të Vevçanit, ku ishte e pranishme edhe ministresha e kulturës, deputet të pozitës dhe opozitës, u përdhosën vlerat islame, fyen ndjenjat e besimtarëve, që besimtarët musliman kurrë nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke prekë ndjenjat e ndonjë populli ose besimi tjetër. Në skenat e atij dhe karnavaleve të ngjashme prishet bashkëjetesa. Na habitë fakti se aty ishin ministresha e kulturës, deputet, kryetari i komunës së Vevçanit e të tjerë dhe nuk pati asnjë reagim”.
Më tej myftiy Polisi shtoi se: “ Ky tubim proteste, ka edhe një mesazh që thotë se këto treva dhe këtë popull ka kush e mbron. Jemi dëshmitar se provokime ka nga të katër anët e Maqedonisë, ndaj shqiptarëve dhe muslimanëve. Shtrohet pyetja, përse asnjë arrest e asnjë burgosje për ata që shkelën mbi flamurin e Islamit, ndërsa kur patrioti Minir Ismaili e dogji flamurin ai u arrestua. Gjëra të tilla nuk do të tolerojmë. O shtet i përbashkët o i askujt, sepse me taksat e tatimet tona dhe me shkelë mbi dinjitetin e popullit tonë nuk do ta tolerojmë”.Duke përfunduar fjalën e tij, ai shtoi: “Kërkojmë nga kryetari i komunës së Vevçanit, që gjënë më të vogël që mund ta bëjë, të kërkojë falje publike. Kjo është një protestë e popullit paqësor, popullit të dinjitetit, të popullit të kulturës, të popullit të lashtë  të trojeve etnike shqiptare, ndaj ashtu si keni ardhur qetë, ashtu edhe të shpërndaheni qetë, me dinjitet, duke mos rënë në provokime të mundshme”.
Në vazhdim, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili ndër të tjera theksoi se ky tubim shprehë ndjenjën e shqetësimit të madh, sepse Struga si komunë multietnike dhe multifetare, qytet i tolerancës dhe bashkëjetesës së të gjitha komuniteteve është e indinjuar nga të gjitha ato pamje që dolën në një far lloj karnavali. “Ne nuk do të tolerojmë të përdhosë përkatësinë fetare dhe fenë të cilën e kanë shumica e popullatës jo vetëm në Strugë. Shqiptarët dhe muslimanët janë tolerant dhe kanë bashkëjetuar me të gjitha etnitetet, me të gjitha fetë, që ia duan vendit, Ballkanit dhe Europës. Ne kërkojmë që ata të dënohen dhe dënimi do të vijë nga ne dhe të korkojmë që dënimi të vijë nga ndokah tjetër, për të gjithë ata që zhvlerësojnë përkatësinë fetare islame, jo vetëm në Strugë. Ata mund të imitojnë secilin, por nuk mund të luajnë me ndjenjat muslimane”.

Comments are closed.