Promovohet hafizi i parë i institutit Hafiz Ismail efendiu

Të premten më 30 Shtator 2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i Kuvendit të BFI-së në RMV h. Fejsall ef. Kadriu dhe stafin e Myftinisë së Shkupit, ndanë së bashku gëzimin e familjes Idrizi me rastin e promovimit të hafizit të ri hfz. Sejjid Idrizi.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm hoxhallarë, hafizlerë, mysafirë, familjarë të hafizit dhe një numër i madh i xhematlinjëve.
Me një program të begatë dhe në një atmosferë të grohtë vëllazërore u promovua fryti i Institutit të hifzit ” Hafiz Ismail efendiu” nga ku në këtë ditë u promovua hafizi i parë.
Lusim Allahun fuqiplotë që hafizin, muhafizin hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe familjen e muhafizit t’i begatojë me mirësi të shumta në këtë dhe botën tjetër!

Comments are closed.