Programi artistik për hirë të zgjedhjes për kryetar të Dijanetit të R.Turqisë të prof.dr.Mehmet Gormez

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë organizoi edhe një program artistik me rastin e Takimit të V-të, të liderëve të bashkësive fetare të Ballkanit dhe për hirë të zgjedhjes për kryetar të Dijanetit të R.Turqisë të prof.dr.Mehmet Gormez.
Programi artistik ishte i udhëhequr nga Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Afrim ef. Tahiri, ku në fjalën e tij hyrëse përshëndeti Reis ul Ulemanë, H. Sueljman ef. Rexhepi, liderët dhe përfaqësuesit e bashkësive islame të ballkanit, Myftitë e Myftinive të BFI-së Koordinatorin e BFI-së në Gjermani, Imamin e Villit, përfaqësuesin e Shteteve Skandinave, Dekanin e FSHI-së, Drejtorin e Medresesë Isa Beu dhe profesorët e institucioneve fetaro-arsimore të BFI-së, kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare, Imamët, mediat, qytetarët akademik që ishin të pranishëm dhe gjithë ata që ndiqnin drejtpërdrejt programin në Televizionin e parë kombëtar satelitor TV ALB. Programi filloi me këndimin e një ashere nga hafizi Xhemail Nuhiu.
Fjalë përshëndetëse kishin kordinatori ynë për qendrat Islame në Gjermani, Zulhajrat ef. Fejzullahu dhe Bekim ef. Alimi, Imami i Villit të Zvicrës.
Zulhajrat ef. Fejzullahu shprehi mirënjohje për ftesën dhe në mënyrë kronologjike njoftoi të pranishmit për zhvillimin e jetës fetare islame në Gjermani. Imami i Villit nga Zvicra, Bekim ef. Alimi falënderoi Reis Ulemanë për ftesën, duke shtuar se ishte i knaqur nga takimi i liderëve fetar. Ai gjithashtu njoftoi pjesëmarrësit për islamin dhe muslimanët në Zvicër.
Në vazhdën e këtij programi artistik fjalë përshëndetëse kishte Reis ul Ulema i BFI-së i cili përshëndeti kryetarët dhe përfaqësuesit nga Bashkësitë Fetare Islame të Ballkanit që morrën pjesë në takimin e V të liderëve fetarë dhe që këtë program ia kushtojnë kryetarit të Dijanetit të Turqisë.
Me këtë rast, kryetari i Dijanetit të R.Turqisë të prof.dr.Mehmet Gormez në fillim përcolli përshëndetjet më të përzemërta dhe më të sinqerta nga Turqia, Anadolli, Stambolli i Sulltan Fatihut, nga Bursa e Sulltan Muratit, nga Konja dhe Mevlana.
Sipas tij, derisa thembrën tonë e shpon një gjemb, zemrat e Turqisë i shpojnë shigjetat
“Unë para katër  muajve pranova një detyrë e cila është shumë e sinqertë por njëkohësisht plot përgjegjësi dhe detyra.
Të gjithë ishin kureshtarë se kryetari i ri pas marrjes së detyrës në cilin shtet do të bëjë vizitën e parë zyrtare. Unë me siguri zgjodha Republikën e Maqedonisë e cila përfaqëson zemrën e historisë dhe kulturës sonë të përbashkët.
Dua të theksoj, se për mua paraqet një nder por edhe gëzim të madh që jam këtu së bashku me liderët e bashkësive fetare islame të vendeve të Ballkanit, por edhe me ju në Maqedoni”, theksoi Gormez.
Ai shtoi se turqit, shqiptarët, boshnjakët, romët, maqedonët me një fjalë të gjithë popujt para gjashtë shekujve u njohëm dhe këmbyem shumë përvoja dhe dituri  “Kjo njohja jonë, shkëmbimi i përvojave dhe njohurive me kalimin e kohës u rrit në një kulturë të përbashkët, histori dhe civilizim. Kjo histori e përbashkët, kulturë  dhe civilizim u bë drejtësia, liri, paqe, lumturi dhe u përhap në të gjithë njerëzimin.
Akoma ekzistojnë këngë të përbashkëta, poezi, literaturë, hane, hamame, karavansaraje si dëshmitarë të gjallë të kësaj bashkëjetese të përbashkët. Bashkëjetesa jonë, bashkimi dhe vëllazëria në të kaluarën paraqesin një shembull konkret se si duhet të jetohet në një shoqëri multikulturore, multifetare, një shoqëri të cilën akoma nuk mund ta arrijnë shoqëritë bashkëkohore. Me shekuj të tërë botës i treguam se mundet së bashku të jetojnë në paqe dhe qetësi pjesëtarë të racave të ndryshme, feve dhe kulturave, një shembull që para 100 viteve nuk mundej të takohej në asnjë qytet të perëndimit.
Referenca kryesore e kësaj bashkëjetese ishte padyshim mesazhi i Pejgambërit tonë në Hutben lamtumirëse ku thoshte se:
“ Të gjithë prejardhjen e kemi nga Ademi ndërsa Ademi prejardhjen e ka nga toka”, theksoi kreu i Dijanetit duke shtuar se secili takim i liderëve fetarë islam të Ballkanit, shndërrohet në një platformë paqeje.
“Nga ne dhe ju morrëm vullnet. Dua të theksoj se besoj fuqishëm se edhe ky takimi jonë në Maqedoni do të shndërrohet në një vullnet të fuqishëm.
Në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë bashkëpunëtorëve të mijë, sinqerisht e falënderoj Sulejman ef. Rexhepin, kryetar i Bashkësisë Fetare islame të R. së Maqedonisë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Nga zemra e falënderoj Kryeministrin e Maqedonisë z. Nikolla Gruevski i cili na nderoi me një drekë. Po ashtu pranoj si obligim të falënderoj dhe ti shpreh nderimet e mija ndaj Kryetarit të Maqedonisë z. Gjorgje Ivanov i cili në mbrëmë do të na nderoj më një darkë”, tha në fund kreu i Dijanetit duke shtuar se këtë manifestim kulturor e cila është përgatitur nga ana e BFI-së me rastin e emërimit të tijsi kryetar i Dijanetit të R. Së Turqisë , përgjithmonë këtë ngjarje do ta ruaj thellë në zemrën time.
“Secilin nga ju në mënyrë të veçantë e falënderoj si organizatorët ashtu edhe pjesëmarrësit që me praninë e tyre kanë kontribuar që kjo ngjarje të jetë sa më e suksesshme”, tha prof.dr.Mehmet Gormez. Në fund kryetari i BFI-së Reis ul  Ulema Sulejman ef. Rexhepi u shpërndau të gjithë krerëve të BFI-së nga një dhuratë simbolike.
“Të sqaroj dhuratën që e japim”, tha Reis Ul-ulema Sulejman ef. Rexhepi.
“Në mes shkruan ‘Ikre’, fjala e parë që zbriti në Kur’an dhe vetë Kur’ani i hapur. Dëshmia se dija dhe mësimi janë garancia për ummetin myslimanë. Është edhe logoja e BFI-së me emrin ‘Allah’, të cilit të gjithë i përkulemi, është fusha e gjelbërt, ngjyra që simbolizim fenë tonë të pastër islamin, mbi të është hëna e re, po ashtu simbol i islamit ndërsa po aty është edhe plisi i bardhë, simbol i shumicës islame në këtë vend. Krejt në fund të dhuratës është flamuri shqiptarë dhe ai i Turqisë, dy popujve që kanë më shumë pjestarë të fesë islame dhe në mes flamuri i BFI-së i cili simbolizon të gjithë pakicat tjera myslimanë në vend”, theksoi kreu i BFI-së pasi ia dha dhuratën kreut të Dijanetit të Turqisë prof.dr.Mehmet Gormez. Ky i fundit, i nderuar me dhuratën dhe simbolika e saj theksoi se “një dhuratë të këtillë s’ka si mund ta kundërshpërblesh vetëm me një Kur’an. Në Mekë e Medinë është zbritur Kurani, në Kajro lexohet më mirë ndërsa ën Stamboll shkruhet më mirë”, theksoi prof.dr.Mehmet Gormez duke i dhuruar një Kur’an nga Stambolli kryetarit të BFI-së Reis ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi. Ky i fundit nga një dhuratë simbolike ju dha kryetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike, ambasadave, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, Afrim ef. Tahiri, për të cilin Reis Ulema tha se: “ Vërtet një kontribut i tillë në mënyrë kontinuitive për institucionin e BFI-së i dhënë nga Afrim ef. Tahiri meriton të dekorohet” .
Në fund të këtij programi artisti Kryetari i Dijanetit të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Gormez e shpërbleu me një dhuratë Mr. Abas Jahja për gjithë atë që kishte përgatitur me korin e Medresesë Isa Beu dhe Orkestrin e BFI-së.
Fjalimi i kryetarit të Dijanetit të R. Së Turqisë prof.dr. Mehmet Gormez
Një falëminderim të Lartësuarit i cili na ka krijuar nga asgjëja dhe na ka informuar për ekzistimin e Tij. Përgëzime dhe bekim (salat dhe selam) për hasreti Muhamed Mustafa i cili është Pejgamberi i fundit dhe i cili si dhuratë nga Miraxhi na e solli porosinë e Allahut xh.sh
“Ne nuk bëjmë asnjë dallim në mes pejgamberëve tonë nga Hasreti Ademi, deri te Hasreti Isai si dhe nga Hasreti Ibrahimi deri te Hasreti Musai”
I nderuar kryetar i R. së Maqedonisë,
I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar liderë të bashkësive islame të Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi, Kosovës, Trakisë perëndimore, Shqipërisë dhe Sllovenisë
Të nderuar kolegë,
Të nderuar vëllezër, zonja dhe zotërinj të cilët erdhët nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Ohri, Manastiri dhe vende të tjera ,
Në fillim dua t’ju përshëndes me një dashuri të pakrahasueshme
Le të mbizotëroj mbi ju mëshira, begatia dhe përkushtimi i Allahut xh.sh
Për ju solla përshëndetjet më të përzemërta dhe më të sinqerta nga Turqia, Anadolli, Stambolli i Sulltan Fatihut, nga Bursa e Sulltan Muratit, nga Konja dhe Mevlana.
Duhet të dini se të gjithë ju keni një vend të veçantë në zemrat e secilit njeri që jeton në Anadoll. Derisa thembrën tuaj e shpon një gjemb, zemrat tona i shpojnë shigjetat
Shumë mirë e di, a jam edhe i sigurt, se ne kemi vend të veçantë të zemrat tuaja. Allahu le të na lejojë që miqësia jonë, vëllazëria dhe paqja të jetojnë përgjithmonë
Të nderuar vëllezër
Unë para katër  muajve pranova një detyrë e cila është shumë e sinqertë por njëkohësisht plot përgjegjësi dhe detyra.
Të gjithë ishin kureshtarë se kryetari i ri pas marrjes së detyrës në cilin shtet do të bëjë vizitën e parë zyrtare. Unë me siguri zgjodha Republikën e Maqedonisë e cila përfaqëson zemrën e historisë dhe kulturës sonë të përbashkët.
Dua të theksoj, se për mua paraqet një nder por edhe gëzim të madh që jam këtu së bashku me liderët e bashkësive fetare islame të vendeve të Ballkanit, por edhe me ju në Maqedoni.
Të nderuar vëllezër,
Allahu i madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë :
“ U ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”El Huxhuratë, 13
Ne turqit, shqiptarët, boshnjakët, romët, maqedonët me një fjalë të gjithë popujt para gjashtë shekujve u njohëm dhe këmbyem shumë përvoja dhe dituri
Kjo njohja jonë, shkëmbimi i përvojave dhe njohurive me kalimin e kohës u rrit në një kulturë të përbashkët, histori dhe civilizim. Kjo histori e përbashkët, kulturë  dhe civilizim u bë drejtësia, liri, paqe, lumturi dhe u përhap në të gjithë njerëzimin.
Akoma ekzistojnë këngë të përbashkëta, poezi, literaturë, hane, hamame, karavansaraje si dëshmitarë të gjallë të kësaj bashkëjetese të përbashkët.
Bashkëjetesa jonë, bashkimi dhe vëllazëria në të kaluarën paraqesin një shembull konkret se si duhet të jetohet në një shoqëri multikulturore, multifetare, një shoqëri të cilën akoma nuk mund ta arrijnë shoqëritë bashkëkohore. Me shekuj të tërë botës i treguam se mundet së bashku të jetojnë në paqe dhe qetësi pjesëtarë të racave të ndryshme, feve dhe kulturave, një shembull që para 100 viteve nuk mundej të takohej në asnjë qytet të perëndimit.
Referenca kryesore e kësaj bashkëjetese ishte padyshim mesazhi i Pejgambërit tonë në Hutben lamtumirëse e cila thoshte se
“të gjithë prejardhjen e kemi nga Ademi ndërsa Ademi prejardhjen e ka nga toka”
Ne nuk e dallojmë Hutbën lamtumirëse nga 10 urdhëresat e Musait ose nga porosia e Isait prej malit.
Të nderuar vëllezër,
Sot para jush gjendemi së bashku me dymbëdhjetë liderët e bashkësive fetare islame, të gjithë myftitë, administratorëve fetarë dhe voluntarëve fetarë nga Maqedonia. Me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër rëndësi fitojnë bashkësitë fetare, bashkësitë fetare islame, myftinjtë kryesorë dhe myftinitë e këtyre shteteve.
Sepse ne përfaqësojmë bashkimin, paqen, vëllazërinë, lumturinë dhe stabilitetin e popujve tanë. Mesazhi mëshirues i fesë vazhdon që të bashkojnë zemrat tona. Pejgamberi jonë thotë “Dijetarët janë garanci e ummetit (kombin) tim.
Ne gjithashtu e përfaqësojmë drejtësinë dhe lirinë, sigurinë dhe besueshmërinë e popujve tonë. Për atë arsye secilin gjashtë muaj takohemi. Duke i bashkuar zemrat tona i sqarojmë problemet tona.
Hulumtojmë se në cilën rrugë dhe në cilën mënyrë më mirë do të realizojmë rregullat e besimit tonë të madhërishëm.
Më herët u takuam në Bullgari, Mal të Zi, Rumani dhe Kosovë. Secili takim ynë shndërrohet në një platformë paqeje. Nga ne dhe ju morrëm vullnet. Dua të theksoj se besoj fuqishëm se edhe ky takimi jonë në Maqedoni do të shndërrohet në një vullnet të fuqishëm.
Në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë bashkëpunëtorëve të mijë, sinqerisht e falënderoj Sulejman ef. Rexhepin, kryetar i Bashkësisë Fetare islame të R. së Maqedonisë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Nga zemra e falënderoj Kryeministrin e Maqedonisë z. Nikolla Gruevski i cili na nderoi me një drekë. Po ashtu pranoj si obligim të falënderoj dhe ti shpreh nderimet e mija ndaj Kryetarit të Maqedonisë z. Gjorgje Ivanov i cili në mbrëmë do të na nderoj më një darkë.
Sinqerisht e përshëndes këtë manifestim kulturor e cila është përgatitur nga ana juaj me rastin e emrit tim si kryetar i Dijanetit të R. Së Turqisë dhe theksoj se përgjithmonë këtë ngjarje do ta ruaj thellë në zemrën time. Secilin nga ju në mënyrë të veçantë e falënderoj si organizatorët ashtu edhe pjesëmarrësit që me praninë e tyre kanë kontribuar që kjo ngjarje të jetë sa më e suksesshme.
Në fund nga Allahu i Plotfuqishëm dëshiroj që në këto hapësira deri në përjetësi në mënyrë të lirë të shprehni besimin dhe vendosmërinë tuaj, të jetoni në paqe, lumturi dhe vëllazëri.
Ju shpreh dashurinë dhe respektim tim.
a (1) a (25) a (26) a (31) a (39) a (52) a (64) a (67) a (85) a (122) a (126) a (134) a (149) a (155) a (189) a (201) a (203) a (208) a (209) a (212) a (216) a (219)

Comments are closed.