Program festiv me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s

Në një ambient shumë specifik në xhaminë e lagjës Nerez në organizim të Myftinisë së BFI-së, Shkup u realizua program festiv kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s.
Në këtë manifestim pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Drejtori i Medresesë Isa Beu-Shkup, Prof. Ibrahim Idrizi, atesheu për çështje fetare pranë ambasadës Turke në Shkup. Por, gjithashtu vlenë të theksojmë se në këtë program festiv morrën pjesë personalitete të shquara, profesorë, teologë, biznismen, etj.
Fjalë rasti në këtë solemnitet kishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili uroi të gjithë datën më të bekuar të lindjes së Muhamedit a.s., duke cituar një ajet nga Kurani Famëlartë që kishte të bëjë me Pejgamberin tone, Muhamedin a.s, “ Nuk të dërguam tjetër përveç si mëshirë për mbarë botërat”.
Ai ishte figura më e vlerësuar dhe më e dalluar e historisë së njerëzimit. Muhamedi a.s përmes shpalljes së Kuranit famëlartë i dhuroi botës modele të reja për të zhvilluar fenë dhe jetën, politikën dhe pushtetin, bashkëpunimin, bashkëjetesën, dhe mirëqenien njerëzore.” Ai theksoi se Allahu në Kuran e cilëson gjithashtu edhe si “përgëzues” dhe “qortues’. Muhamedi a.s  gjithnjë i përgëzonte ata që bënin vepra të dobishme, por ishte edhe qortues i atyre që bënin dëme dhe vepra pagane e shfrenuese.
Të cilën rrugë duhet ndjekur edhe ne pasi që jemi trashigimtarë të profetëve siç na mëson Muhamedi a.s. duke thënë : “ Dijetarët janë trashigimtarë të Pejgamberëve”, andaj edhe Ulemaja duhet përgëzuar ata që sjellin dobi shoqërisë, por gjithashtu duhet qortuar ata që sjelllin dëm. Neve, muslimanët gjithnjë kemi sjellë dobi duke kontribouar në të gjitha aspektet në shoqëri, asnjëherë nuk dëmtojnë dhe nuk fyejn fetë tjera, përdallim nga ne ka ithtarë të feve tjera që i fyejn dhe i përdhosin vlerat më të shenjta të islamit.
Ata mundohen të shuajn dritën e Allahut, por ja që forca dhe kapaciteti i tyre është i pamjaftueshëm për të shuar dritën e Allahut, aq sa janë tendencat e tyre për një vepër të egër, aq më e fuqishme bëhet drita e Allahut dhe rrezaton edhe më gjërë. Ne jemi krenar që jemi Ummet i Muhamedit a.s, ngase e gjithë ajo veprimtari e bujshme po mahnit edhe sot e kësaj dite shkencëtarët, filozofët, ideologët dhe liderët botëror, dhe se e gjithë kjo na bënë që neve të na shton dashurinë ndaj Muhamedit a.s. Andaj neve muslimanëve duhet që të ndjekim dy vlerat më të mëdha të islamit, siç janë Kurani dhe Suneti i Muhamedit a.s., ku në fund të jetës së tij, Ai ua la dy gjëra muslimanëve dhe njerëzimit, Kuranin dhe Sunetin e tij. “ shtoi mes tjerash kreu i BFI-së.
Pjesa artistike u mbush me këndimin e disa vargjeve nga Kurani famëlartë, Ilahive nga Kori i studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup dhe nga hoxhallarë të tjerë.
Në fund të këtij programi u ndanë disa mirënjohje për disa personalitete të shquara që kishin kontribouar në të kaluarën e deri më tani në ngritjen e vlerave dhe vetëdijes fetare në Shkup dhe rrethinë, në mesin e të cilëve u dekorua edhe Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi për kontributin e dhënë për fe dhe më gjërë, mirënjohjen të së cilit ia dhuroi Myftiu i Shkupit. Dhe më në fund duanë e bëri atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqisë në Shkup.

nerez 1 nerez 2 nerez 3

Comments are closed.