[:al]Profesor Milaim Fejzi vizitoi Reisul Ulemanë[:]

[:al]Shkup, 17 shkurt – Sot, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi është vizituar nga Prof. Milaim Fejzi, veprimtar i shquar si dhe njëri ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës. Vizita realizohet në shenjë falënderimi për kontributin e pamohueshëm të Kryetarit H. Sulejman ef. Rexhepi që e dha në përkrahjen e iniciativës si dhe në rritën deri në zyrtarizim të Universitetit të Tetovës.

Me këtë rast profesori i nderuar Milaim Fejzi, efendi Rexhepit ia dorëzoi librin e sapo botuar me titullin “Themelimi i Universitetit të Tetovës hap historik” i cili do të shërbejë si arkiv i gjallë dhe i përjetshëm që do të flasë për lindjen dhe realizimin e një prej projekteve kombëtare më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, edhe Kryetari H. Sulejman ef. Rexhepi mysafirit të vet ia dorëzoi në shenjë respekti kolonën prej gjashtë vëllimeve “Për fe dhe atdhe”.
[maxgallery id=”8461″][:]

Comments are closed.