PROF. NUHI EF SHAQIRI VIZITOI BFI E RMV

Të premten më 18..11.2022 Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati një takim të rëndësishëm me aktivistin e madh dhe imamin e mirënjohur në Qendrën Islame në Bruksel të Belgjikës, i cili mbi 30 vite ka qenë në krye të detyrës për të organizuar jetën fetare dhe kombëtare në Qendrën e Bashkimit Evropian.
Mysafiri i nderuar hollësisht shpjegoi për organizimin e jetës fetare në Belgjikë, ku Islami më së miri është pozicionuar me privilegje nga shteti i Belgjikës. Ishte interesante mënyra e rrjedhave fetare islame të muslimanëve në shoqërinë e Belgjikës, në veçanti të shqiptarëve, si dhe strategjinë dhe metodologjinë e vet të Z. Nuhi ef Shaqirit bashkë me bashkëpunëtorët e tij nē prezentimin e Islamit dhe ja sot ëdhtë njëri ndër kreatorët kryesor të jetës fetare, por edhe në institucionet më të larta të muslimanëve të Belgjikës. Pritja e Reisul Ulemasë dhe shoqëruesve tët tij, ishte në shërbim të falënderimit dhe mirënjohjes nga institucioni i BFI për punë e madhe në Evropë, si dhe për kontributin e dhënë në vendlindje, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Luginë, etj. Për të qenë në shërbim të Islamit dhe vlerave kombëtare.
Mysafirin e shoqëronte biri i tij Dr. Ramadan Shaqiri-Stomatolog dhe një personalitet i devotshëm.
Edhe njiherë Reisul Ulemaja i uroi punë të mbarë dhe bashkëpunim të mirëfilltë.
Në pritje të Imamit Nuhi ef Shaqirit, Kryetarin e BFI e shoqëronin Prof. Jusuf ef. Zimeri, H. Muamer ef. Veseli dhe Dr. Abdulkerim ef. Iseni.

Comments are closed.