PROF. INES MURZAKU VIZITOI BFI

Të martën më 07.06.2022, në vizitë zyrtare të BFI ishte mysafirja Prof. Dr. Ines Murzaku, nga Universiteti “Seton Hill” në Nju Xhersi të SHBA-ve, e cila qëndron në vendin tonë me programin “US Fulbright Program” të SHBA-së. Është eksperte e studimit të religjioneve komporative dhe kultivon dialogun ndërfetar.
Me mysafiren nga SHBA, Reisul Ulemaja bisedoi për kultivimin e vlerave fetare, paqen në botë si dhe shembullin e multikonfesionalitetit në RMV.
Në këtë takim, Kryetarin e BFI e shoqëronte Shefi i Kabinetit te Reisul Ulemasë, Dr. Abdulkerim Iseini. Përndryshe profesoresha Ines është shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA.

Comments are closed.