PROF. DR. SHABAN SULEJMANI RIZGJIDHET DEKAN I FSHI – SHKUP

PROF. DR. SHABAN EF. SULEJMANI RIZGJIDHET DEKAN I FSHI NGA KËSHILLI MËSIMOR SHKENCOR I FSHI – SHKUP

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, të enjten më 27.05.2021, në mbledhjen e rregullt, bëri zgjedhjen e Dekanit të FSHI, me çrast në këtë funksion edhe për një mandat tjetër trevjeçar u rizgjodh Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani.
Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame nën udhëheqjen e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor pranë Rijasetit të BFI prof. Jusuf ef. Zimeri dhe Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame e uroi Dekanin e rizgjedhur Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmanin dhe i dëshiroi shëndet dhe shumë suksese në udhëheqjen e këtij institucioni të lartë edukativo arsimor, ku përgatiten profesionalisht kuadrot e reja të BFI-së.

Fakulteti i Shkencave Islame ka për qëllim të krijojë kuadër me pikëpamje të reja dhe mënyra konstruktive të të menduarit, të mundësojë zhvillimin e aftësive dhe pranimin e sfidave e mundësive të cilat i ofron shekulli 21, si dhe krijimin e një ambienti ku përvetësimi i dijes do të jetë në qendër të vëmendjes me çrast do t’i përgatit studentët të ndërtojnë karrierë në sferën e shkencave islame, që të punësohen në institucionet e BFI të RMV dhe institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Comments are closed.