Prof Dr Omar Hasan Kasule vizitoi BFI e RMV

Kryetari i BFI, Reisul Ulema, të premten e priti në një vizitë miqësore Prof. Dr. Omar Hasan Kasule – Sekretar gjeneral i Institutit ndërkombëtarë të mendimit islam me seli në Rijad të Arabisë Saudite, i cili gjindet në qëndrim privat në vendet e Ballkanit dhe që kishte shprehur dëshirë për ta vizituar BFI e RMV.
Me profesion të mjekut dhe epistemologut merret me qasjen shkencore të vlerave islame me qëllim të aplikimit të vlerave shkencore të ndërlidhura me vlerat e Islamit. Ishte një bisedë e dobishme me njē personalitet me përvojë të madhe të fituar në shumē vende të botës si në Malajzi, Indonezi, SHBA dhe tani në Rijad të Saudisë.
Atë e shoqëronte Prof. Dr. Hasan Xhillo, profesor i FSHI-Shkup, pas vizitave në disa vende të Ballkanit si në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, etj.

Comments are closed.