Prof. Dr. Nasr Muhamed Arif vizitoi paralelen e shtrirë të vajzave në Gostivar

Të mërkurën më 16.11.2022, pas vizitës së Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, i dërguari special i Kryetarit të Këshillit botëror të Bashkësive Islame me seli në Abu Dhabi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Prof. Dr. Nasr Muhamed Arif, i cili gjendet për vizitë zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe është mysafiri Reisul Ulema-së H.Hfz. Shaqir ef Fetahu, i shoqëruar nga Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Drejtori për marrëdhënie me botën arabe në BFI, H. Ismet ef. Ademi dhe shefi i kabinetit të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Dr. Abdulkerim ef. Iseini, vizitoi SHMI Medreseja ISA BEU – Paralelja e Vajzave në Gostivar.
Mysafiri u prit nga Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim ef. Idrizi, adminstratorja e Medresesë në Gostivar, Prof. Mizeqete Hebibi dhe stafi edukativo-arsimor.
Në emër të Medresesë së Gostivarit, e falënderuan mysafirin e nderuar për vizitën që ia bëri kësaj vatre arsimore dhe në respekt nxënëseve të saja, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që kjo vizitë të jetë e dobishme në standardizimin arsimor.
Nga ana e tij, Prof. Dr. Nasr Muhamed Arif, u shpreh i lumtur nga kjo vizitë në Medresenë e Gostivarit, duke treguar qëllimin e kësaj vizite me rëndësi në Maqedoninë e Veriut.
Nga ana e Medresesë, mysafirit të lartë iu nda një dhuratë me punime dore.

Comments are closed.