Prof. Dr. Muhamed Mufaku vizitoi Reisin e BFI-së dhe Dekanin e FSHI-së

[:al]Sot në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul – Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Doc. Dr. Faredin Ebibi dhe Doc. Dr. Naser Ramadani pritën për vizitë zyrtare Prof. Dr. Muhamed Mufakun, mësimdhënës në Universitetin Ndërkombëtar për Shkenca Islame në Aman të Jordanisë.
Gjatë takimit u diskutua për shumë çështje me rëndësi nga sfera shkencore, fetare dhe kombëtare. Po ashtu delegacioni në fjalë vizituan objektin e Fakultetit, si: klasat, amfiteatrin, bibliotekën etj.[:]

Comments are closed.