Prof. Dr. Fahrush Rexhepi dhe Prof. Dr. Jusuf Osmani vizitojnë Reisul Ulemanë

Të martën më 15.02.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në një vizitë miqësore e vëllazërore në Selinë e Rijasetit të BFI, dy personalitete të mirënjohura në sferën e zhvillimeve shkencore dhe kulturore: Prof. Dr. Fahrush Rexhepin – Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe Prof. Dr. Jusuf Osmanin, studiues i njohur i arkivistikës dhe hulumtues i dokumenteve historike shqiptare dhe kulturës osmane, por edhe kontribuues i madh i nxjerrjes në pah të rolit të Islamit në ngritjen e vetëdijes kombëtare tek shqiptarët.
Në këtë takim, Reisul Ulemaja dhe mysafirët e tij biseduan mbi zhvillimet shkencore në trojet shqiptare dhe më gjerë, mbi nevojën e ngritjes së vetëdijes për hulumtime në sfera të ndryshme kulturore, në veçanti mbi rolin e institucioneve islame në kohën tonë, siç janë medresetë, fakultetet dhe institutet tjera.
Përndryshe, Reisul Ulemaja gjatë bisedës me Dekanin përkujtuan 5 vitet e shkollimit të tyre të përbashkët, si një gjeneratë në Medresenë e Alaudinit në Prishtinë, vatër e famshme e kuadrove fetaro islame në trojet shqiptare dhe ballkanike.

Comments are closed.