Reisul Ulemaja merr pjesë në Mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Tetovës
Të mërkurën më 16.02.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Tetovës nën udhëheqjen e Myftiut Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ku u raportua gjerësisht për aktivitetet e vitit 2021 të Myftinisë. Njëkohësisht u bë edhe ndarja e vendimeve anëtarëve të rinj të organit Myftini.
Në këtë mbledhje në rend dite ishin: – Raporti nga sektori për çështje fetare; – Raporti për vakufin dhe qiratë nga sektori i vakëfit; – Raporti për culture; si dhe u diskutuan shumë çështje më rëndësi në lidhje me aktivitetin dhe organizimin e Myftinisë së Tetovës për vitin 2022.
Në këtë mbledhje, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, shprehu mirënjohje dhe urata për angazhimet dhe aktivitetet e Myftinisë gjatë vitit të kaluar dhe e cilësoi si një vit të mbarë dhe të suksesshëm për Myftininë e Tetovës. Ai, gjithashtu falënderoi edhe anëtarët e mandatit të kaluar dhe uroi zgjedhjen e anëtarëve të rinj, duke ju dëshiruar shëndet, përgjegjësi dhe suksese në mandatin e tyre.
Në këtë mbledhje Reisul Ulemanë e shoqëronin H. Irsal ef. Jakupi, Sekretari Gjeneral i BFI e RMV, Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori i Diasporës dhe Z. Musanif ef. Rufati, Drejtor i Sektorit për Kulturë pranë Rijasetit të BFI.
Në fund Myftiu e falënderoi Reisul Ulemanë për prezencën e tij, si dhe kolegët dhe anëtarë e Myftinisë për angazhimin e tyre.
Comments are closed.