Pritje për Reisin në Ambasadën Turke në Shkup

Pritje për Reisin në Ambasadën Turke në Shkup

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Shkup, z. Hasan Mehmet Sekizkök, ka pritur më 26 dhjetor, 2019, Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut e ka uruar ambasadorin e akredituar në vendin tonë, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në misionin diplomatik. Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar lart bashkëpunimin e gjertanishëm midis BFI-së dhe Ambasadës së Turqisë. Vetëm Agjencia TIKA, që nga viti 2005 ka realizuar rreth 1.000 projekte me një buxhet prej më shumë se 100 milionë dollarë. Në këtë drejtim prijnë projektet restauruese, pastaj vijnë projektet nga shëndetësia, nga kultura, arsimi, zhvillimi ekonomik etj. Janë përfunduar punimet për restaurimin e tri xhamive në Shkup: Xhamia Husein Shah, Allaxha dhe Sulltan Murat. Ky trend – është thënë me këtë rast – do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë në interes të RT dhe të RMV.
Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadori Hasan Mehmet Sekizkök janë shprehur optimistë se në vitin 2020, po edhe më tej, bashkëpunimi i ndërsjellë do të zgjerohet e do të thellohet. Dijaneti Turk, institucioni simotër i BFI-së, me siguri do të prijë në këtë drejtim – është thënë me këtë rast.

Comments are closed.