Pritje për prof. dr. Mehmet Gormez-in

Më 29 korrik, në lokalet e Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulemaja, H. Sulejman ef. Rexhepi, priti kryetarin e Dianetit të Turqisë, prof. dr. Mehmet Gormez.
Në këtë takim mikut të lartë nga Turqia Reisi i shprehu mirëseardhje vëllazërore dhe falënderime të sinqerta për ardhjen e tij në Shkup,  fillimisht për hapjen e Xhamisë së Mustafa Pashës,  si dhe për vizitën që ia bën institucionit fetar islam, BFI-së. Gjatë këtij takimi,  pas falënderimit për kontributin  e dhënë në lidhje me “Mustafa Pashën”, me theks të veçantë u bisedua hollësisht mbi ngecjen e punimeve të Çarshi-xhamisë në Prilep, ndërkohë që kryetarit të Dianetit iu dorëzua edhe projekti i Xhamisë Burmali. Reis-ul-Ulemaja gjithashtu e njoftoi hollësisht z. Gormez për opinionin e politikës shtetërore mbi trashëgiminë kulturore islame në Maqedoni.
Në anën tjetër, prof. dr. Gormez u shpreh i kënaqur nga ky takim, përshëndeti mënyrën se si vepron BFI në këtë drejtim, duke i shprehur mbështetje institucionit të BFI-së.
Në fund,  të dy krerët fetarë këmbyen dhurata në shenjë kujtese dhe vazhdimësie të bashkëpunimit mes institucioneve fetare që udhëheqin, përkatësisht mes BFI-së dhe Dianetit të R. së Turqisë.

1 4 5

Comments are closed.