PRITJE NGA Z. FARUK NEZIRI-GASTRONOM ME RENOME NDËRKOMBËTARE NË KASTELUCCHIO – ITALI

Gjatë vizitës së tij në Itali, Kryetari i Bashkësisë Fetare Isla,me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani dhe Drejtori për Diasporë Dr. Selver ef. Xhemail kishin rastin të vizitojmë gastronomin me renome ndërkombëtare Z. Faruk Nezirin nga Çegrani i Gostivarit me punë në Itali.
Ishte një pritje e ngrohtë me një respekt të veçantë. Z. Faruk Neziri është një profesionalist i njohur që në Itali ka marrë “Çmimin e parë” në këtë veprimtari si dhe shumë mirënjohje tjera ndërkombëtare. Vlerësohet me përgatitje të ushqimeve origjinale si dhe për projektin e ushqimeve gjithë shqiptare që janë kultivuar dhe kultivohen edhe sot e kësaj dite, si një projekt kombëtar shqiptar. Klientët që vizitojnë restorantin e tij janë të profesioneve të ndryshme dhe elitare. Njihet edhe si artist pikturave të llojeve të ndryshme, ku ka arit rezultate të larta. Delegacioni i BFI e falënderuan nikoqirin për ftesën dhe respektin që ua bëri. I dëshiruan shëndet dhe vazhdim të sukseseve të reja në veprimtarinë e tij.

Comments are closed.