PREZENCË MASOVIKE NE XHAMINË E FRAUENFELDIT NË ZVICËR

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame i kryesuar nga Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai që po viziton bashkatdhetarët tanë në Zvicër, të dielën më 17.04.2022, u pritën nga Kryesia e Xhamisë së Frauenfeldit me besimtarët e saj. Menjëherë pas iftarit filloi ligjërata e rastit para një mase me prezencë masovike. Në fjalimin e tij, Reisul Ulema falënderoi organizatorët për pritjen madhështore dhe vlerësoi lartë organizimin e jetës fetare në këtë xhami të mirënjohur. Porositë e Reisul Ulemasë ishin me një konsideratë të veçantë për kontributin që jep kjo xhami në vendlindje në mirëmbajtjen e institucioneve fetaro islame dhe më gjerë, si dhe njohuritë mbi pozicionin e Islamit në Evropë dhe në rrjedhat bashkëkohore.
Në këtë vizitë, Kreu i BFI shoqërohej nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Isini. Me këtë rast ai u shprehu urime të përzemërta kryesisë së xhamisë me rastin emërimit të Imamit të ri Mr. Fesal ef. Fetahut duke i dëshiruar atij suksese në detyrën e imamit dhe shpjegimit të Islamit.
Poashtu mirënjohje të veçantë, Kreu i BFI të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu Kryetarit të xhamisë Z. Fatmir Sanakosit bashkë me Kryesinë e xhamisë për udhëheqje të mirëfilltë të kësaj Xhamie si dhe Imamin e ri për programin e zhvilluar para dhe mbas namazit të Jacisë, ku u zhvillua një debat i lirë me besimtarët.
Anëtarët tjerë të Delegacionit: Mr. Salim ef. Sulejmani – Myftiu i Strugës, vizitoi xhematin në Xhaminë “Ebu Bekër EsSidiku” në Bijell Bjen, Prof. Jusuf ef. Zimeri Drejtor për çështje fetare dhe arsim e shkencë në Rijasetin e BFI vizitoi xhematin në Xhamine e Friburgut, ndërsa Dr Selver ef. Xhemaili i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, vizitoi xhematin në Xhaminë “En Nur” në Buchs SG.
Që të gjithë lanë përshtypje të veçantë si dhe ju bë një pritje e jashtëzakonshme. Përjetime të paharruara. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.