Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Presidenti Pendarovski priti në takim pune Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain / Претседателот Пендаровски го причека Реисул Улема Хфз. Шаќир Фетаи на средба 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski, të mërkurën më 13.01.2021, në rezidencën e tij në Vodno, e priti në takim pune Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain.

Krahas anëtarëve të Kabinetit të Presidentit, në takim prezent ishte edhe Ambasadori i RMV në Emiratet e Bashkuara Arabe, ekselenca e tij z. Abdulkadir Memed.

Fillimisht Presidenti Pendarovski e uroi Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për zgjedhjen në Krye të BFI-së dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese në udhëheqjen e saj.

Ai poashtu shprehu konsuderatë të veçantë për punën e këtij institucioni fetar nën udhëheqjen e H. Hfz. Shaqir ef. Fetai si dhe gjuhën e unitetit kah e cila synojnë ndryshimet në BFI.

Kryetari i BFI-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Presidentin Pendarovski për kohën dhe respektin, si dhe për urimet dhe dëshirat e sinqerta të shprehura nga ana e Kreut të shtetit. Ai e njoftoi Presidentin për aktivitetet dhe veprimtaritë që ka ndërmarrë BFI, në realizimin e pikësynimeve dhe planeve për ta avancuar BFI-në që të hapërojë me kohën, por edhe për pengesat në të cilat hasën ky institucion.

Nga ana tjetër, Presidenti Pendarovski u zotua se do të ofrojë përkrahje dhe bashkëpunim të Reisul Ulemasë dhe BFI-së për të gjitha çështjet ku është i mundshëm kontributi i tij.

Tradicionalisht, nën patronazhin e Presidentit të Shtetit dhe në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame organizohet konferenca ndërkombëtare për dialog dhe tolerancë ndërfetare, mysafirë të së cilës janë edhe shumë figura eminente të vendeve të Lindjes së Mesme, ambasador i akredituar i shumë vendeve të të cilit rajon është edhe Ekselenca e tij, Ambasadori z. Abdulkadir Memedi. Në takim u diskutua edhe për këtë pikë dhe u konsultua edhe ambasadori.

Në fund të takimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dhuroi një pikturë të Xhamisë së pashës (Xhamia e Larme) në Tetovë.

МКД
Претседателот Пендаровски го причека Реисул Улема Хфз. Шаќир Фетаи на службена средба
Претседателот на Република Северна Македонија, г. Стево Пендаровски, денеска,13.01.2021 година, во неговата резиденција на Водно, го прими на средба претседателот на Исламската Верска Заедница на РСМ, Реисул Улема Х.ф.з. Шаќир еф. Фетаи.

Покрај членовите на Претседателскиот Кабинет, присутен беше и амбасадорот на РСМ во Обединетите Арапски Емирате, неговата екселенција, г. Абдулкадир Мемед.

Претседателот Пендаровски прво му честиташе на Реисул Улема Х.ф.з. Шаќир еф. Фетаи за изборот за Претседател на ИВЗ и му посака здравје и успех во водењето на ова институција. Тој, исто така, ја пофали работата на оваа верска институција откако Х. Хфз. Фетаи дојде на чело, како и јазикот на единството кон кој се насочени промените во ИВЗ.
Поглаварот на ИВЗ на РСМ H. Hfz. Шаќир еф. Фетаи му се заблагодари на претседателот Пендаровски за времето и почитта, како и за искрените честитки и желби изразени од Шефот на Државата.
Тој го информираше Претседателот за делата и активностите преземени од страна на ИВЗ, во реализацијата на целите и плановите за унапредување на ИВЗ, да се отвори и да чекори со времето, но и за пречките со кои се соочува оваа институција. Од друга страна, претседателот Пендаовски вети дека ќе понуди поддршка за опцијата за Реисул Улема, како и за сите прашања каде е можен неговиот придонес.

На крајот на состанокот, Реисул Улема Х.ф.з. Шаќир еф. Фетаи му подари слика на Пашината Џамија (Шарена Чамија) во Тетово.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni