Presidenti Obama ia uron Reisit Rexhepi festën e Kurban Bajramit

Në vigjiljet e festës së madhe të Kurban Bajramit, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi përveç urimeve të shumta që i mori nga funksionarë shtetërorë nga vendi dhe nga jashtë, pranoi edhe një leter urimi edhe nga Ambasadori Amerikan në Shkup, z. Paul Uohlers, i cili me kënaqësi të madhe ia përçoi Reisit Rexhepi një letër Urimi të dërguar nga Presidenti Amerikan Barak Obama.

Lifelike wax figure of Senator Barack Obama (D-IL) is on display at Madame Tussauds in Washington

“Kam kënaqësi të madhe që tu përcjelli letrën me urime të përzemërta për festën e Kurban Bajramit nga Presidenti Barak Obama”,
thuhej mes tjerash nga Ambasadori Uohlers.
Ndërsa në letrën e derguar nga presidenti Obama të adresuar drejt për drejt tek Reis ul Ulema    H. Sulejman ef. Rexhepi, si Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në RM thuhet:
“I nderuar Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi:
Si çdo vit para përfundimit të haxhit në Mekë, Michelle dhe unë duam t’u dërgojmë urimet më të përzemërta për muslimanët në mbarë Botën me rastin e Kurban Bajramit dhe veçanërisht për kthimin e haxhinjve në përmbushjen me sukses të një nga shtyllat kryesore të Islamit.
Ne jemi krenarë që mijëra muslimanë amerikanë janë bashkuar me rreth tre milionë muslimanë për të kryer haxhin, i cili të shërbejë si përkujtues i ritualeve dhe rrënjëve të përbashkëta me Ibrahimin të tre feve kryesore të botës. Përveç atyre që e bënë haxhin këtë vit, muslimanët në të gjithë Botën do të kalojnë këtë Bajramit duke reflektuar mbi marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe përkujtimin e Ibrahimit; gatishmërinë për të sakrifikuar djalin e tij duke dhuruar ushqim për njerëzit me më pak fat. Shumë prej muslimanëve në Botë kanë zgjedhur edhe për të treguar gatishmërinë e tyre që të qenë bujar me ata që janë sot në nevojë urgjente, përfshirë ato në Kepin e Afrikës të cilët vuajnë nga thatësira dhe uria.
Kur kaq shumë njerëz me prejardhje të ndryshme etnike dhe ekonomike kanë kapërcyer dallimet e tyre në mënyrë që të përqendrohen në diçka më të madhe, ajo është një mësim për të gjithë njerëzimit se larmia jonë është një e dhënë nga Zoti, burim i forcës që duhet përqafuar.
Në emër të popullit amerikan, ne do të dëshironim tu përcjellim përshëndetje për festën e Kurban Bajramit për myslimanët në mbarë Botën gjatë kësaj kohe të veçantë dhe urime tonë për ata që kanë përfunduar me sukses Haxhin. Eid Mubarak.
Sinqerisht Barack Obama”
Barak OBAMA

Comments are closed.