Premierë fetare Islame në Wil të Zvicrës
Marsi si duket nuk sjell këtë vit vetëm nxehtin verorë por edhe dhurata të mëdha në Zvicër. Më mesin e këtij muaji pranverorë, në sallën e madhe të Dietikon-it në Zürich (Cyrih), u prezentua premiera e shfaqe islame “ Ezani i Bilalit”.
Nën moderimin e zonjës Mireme Bajramit dhe në prezencën e mysafirëve të ndryshëm, në prezencën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul Ulema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, Ambasadorit të Rep. së Maqedonisë në Zvicër, z. Ramadan Nazifi dhe të kolegut të tij, konzulit të Republikës së Kosovës, z. S. Sefa, kryetarit të Unionit të Imamëve në Zvicër, mr. Rejhan Neziri-t si dhe imamë e kolegë të ndryshëm. Premierën në fjalë e shpalli të hapur kreu i BFI-së, Reisu ul Ulema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.
Në fjalën e rastit Reis ul Ulema përkrahi projektin dhe punën e qendrës islame në Wil. BFI është institucion që në vazhdimësi është përkujdesur për artin, kulturën dhe vlerat e shumtë islame, pikërisht kësaj rradhe u përqendrua lidhur me rolin dhe pozitën që ka arti në Islam dhe në shoqërinë myslimane. Ai gjithashtu siguroi se BFI-ja qëndron përkrah aktiviteteve pozitive të besimtarëve musliman të diasporës dhe se ata përgjithmonë mund të llogarisin në ndihmën e parezervë të BFI-së dhe kryetarit të saj.
Premiera “Ezani i Bilalit”
Bilal ibn Rebbah el Habeshiu, sahabiu i ndershëm i Resulullahit s.a.v.s, për shkak të jetës së tij të rëndë, kalimit të tij prej prangave të rrobërisë deri në thirës të lirës, dhe muezin të pejgamberit të njerzisë, u bë figurë e rëndësishme në historinë islame dhe personalitet i dëshiruar te muslimanët. Ngjyra dhe raca e tij e zezë, falë Islamit nuk e mposhti në fund të shoqërisë islame por përkundrazi, ngriti në pjedistalin e lartë dhe atë, muezin i Resulullahit dhe sahabij i tij. Ky personalitet me vyrtite të larta njerëzore, përjetoi torturat edhe më të dhëmbshme, por Allahun një nuk e mohoi. Ky guxim bëri që edhe poet dhe shkrimtarë e njerëz të lapsit, të mendojnë dhe shkruajnë për këtë simbol të ekzistencës dhe rezistencës. Për këtë nuk ngurroi të shkruajë edhe profesori ynë, z. Mahir Hasani, profesor pranë Medresesë së Mesme në Shkup, Isa Beu, i cili shkoi edhe më largë saqë jetën e këtij personaliteti e shëndroi në një skenarë të mrekullueshëm.
Ky skenarë u fut në skenë në vitin 1991 kur rolet kryesore i luanin nxënësit e medresesë nën regjinë e z. Xhevat Limanit. Asaj bote u prezentua kjo shfaqe në qytete të ndryshme në Maqedoni dhe në Kosovë dhe me largimin e kësaj gjenerate nxënësish nga medreseja, përfundoi edhe prezentimi i kësaj shfaqe.
Me interesimin dhe bashkpunimin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë me xhaminë në Wil të Zvicrës, u arritë edhe një riorganizim i kësaj drame, por kësi rendi me aktorë dhe regjiserë profesional.
Rolet dhe angazhimet kryesore në këtë pjesë teatrale ishin:
Elmir Sejfullahi- Bilali
Vebi Qerimi- Fadli dhe Vjehri
Naime Azi- Nëna dhe Hindeja
Hajrullah Ramizi- Rebbahu dhe Robi
Burhan Amiti- Umeje
Sami Mustafa- Ebu Xhehli
Ibrahim Xhemaili- Fallxhori dhe Fajdexhiu dhe ky është njëkohesisht edhe mjeshtri i dritave
Esnes Deari- Skenografi
Ahmet Jakupi- Regjisori
Mahir Hasani- Autori dhe Skenari
Ideja e shfaqes së kësaj drame ishte në ate se xhamia në Wil të SG në Zvicër, vite me rradhë synon në ndërtimin e xhamisë prej themeli. Kjo xhami ka blerë vendin e ndërtimit dhe tash me aktivitete të ndryshme synon grumbullimin e mjeteve financiare.
Duke u nisur nga principi Islam, mos me kërku mjete nga njerëzit në formë pasive, por të tentohet me pasurinë prezente të punohet dhe të shtohet, u dakorduan 49 të rinjë në xhami që të mbulojnë harxhimet e dramës dhe aktorëve me qëllim që me këtë shfaqe islame të kalohet në vende të ndryshme të Zvicrës dhe diasporës dhe grumbulli i mjeteve, nga bileta hyrëse dhe ngjajshëm, t`i dedikohet ndërtimit të xhamisë së re në Wil.
Drama
Mesazhin kryesorë të mbrëmjes e pati vet drama islame. Në formë perfekte artistike dhe me krenari të lartë prezenton z. Ahmet Jakupi në fund të shfaqes ekipin e tij profesionalist. Dorë për dore dhe në një linjë prezentohen para një publikut 250 personësh. Skena interesante dhe emocionale bënë që në sytë e prezentuesve të shihen pika loti.
Kjo shfaqe, ashtu edhe sikur ishte paraparë, një mbrëmje më vonë të prezentohet në qytetin e Winterthur-ës kurse kulminacioni i bukurisë si në publik ashtu edhe në prezentim, ishte në qytetin Wil, aty ku edhe synohet ndërtimi i kësaj xhamie. Një publik prej më shumë se 700 persona duartrokitën aktorëve disa minuta me rradhë.
Akcioni humanitarë
Menjëherë pas përfundimit të dramës ishte e paraparë grumbullimi i mjeteve për ndërtimin e xhamisë së re. Ky akcion filloi nga nxënësit e mektebit, duke kaluar te grumbullimi i arit nga motrat dhe nënat tona dhe deri te udhëheqësia e xhamisë me imamin e saj. Rezultati i grumbullimit të mjeteve ishte mjaft i kënaqshëm dhe kështu filloi shpërndarja e njerëzve nga salla.
Reportazh rreth Projektit të xhamisë
Qyteti i Wil-it shtrihet në pjesën lindore të Zvicrës, i cili largon jo më shumë se 30 km nga kufiri i Gjermanisë dhe 50 nga kufiri i Austrisë. Ky qytet numëron mbi 18.000 banorë prej të cilëve 14 % janë muslimanë.
Në të ekziton një xhami, e cila është themeluar në vitin 1992 dhe është transferuar në tre lokale të ndryshme. Shkaku i numrit të madh të muslimanëve dhe falë kontributit të xhamisë për këtë popullatë, ka arritur numri i anëtarëve të kësaj xhamie mbi 850 familje. Kjo është edhe arsyeja kryesore, pse muslimanët në Wil dëshirojnë të ndërtojnë xhami, e cila do të plotësojë kërkesat e besimtarëve musliman të kësaj ane.
Xhamia Wil ofron shërbime të ndryshme dhe aktivitete të panumërta në sfera të ndryshme, si në ate të arsimimit të popullatës brenda dhe jashta xhamisë, merr pjesë aktive në sferën sociale dhe politike, ndihmon integrimin e mirëfilltë, ofron mësimbesimin Islame në shkollat shtetërore, si dhe në mektebin e saj, i rikujton festat islame dhe ju ofron edhe një ëmbëlsirë edhe të tjerëve dhe organizon ekskurzione të llojllojshme, duke filluar me nxënësit e mektebit edhe deri në mosha më të vjetra.
Ajo ka edhe CD albumet e saja, si dhe produkte tjera si DVD dhe botime të ndryshme.
Së fundi anëtarët e kësaj xhamie mundohen të ndërtojnë edhe një qendër kulturore islame me pamje dhe funksionalitet të mirëfillt islam.
Prev Post
Comments are closed.