Prefekti i Çekmekoy dhuroi 580 uniforma për teologët e Maqedonisë

Në selin e BFI, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi mirëpriti bashkëatdhetarin tanë nga Turqia, z. Xhemail Çelik i cili së bashku me vëllaun e tij Ismail Yëlldëz kishin marrë iniciativë që në bashkëpunim dhe koordinim me prefektin e komunës së Çekmekoy, z. Ahmet Porjaz të dhurojnë 580 uniforma për teologët e Maqedonisë.
uniformaa
Ndryshe vëllezërit Yëlldëz dhe Çelik janë  me prejardhje nga Buzallakova e Velesit që për momentin jetojn në Turqi, dëshiruan që përmes një bashkëpunimi mes BFI-së dhe komunës Çekmekoy të bashkëpunojnë dhe të risin marrëdheniet e fushëveprimit edhe në sferën fetare. Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi para mediave shprehi falënderime të sinqerta për këtë lloj të bashkëpunimit të komunës së Çekmekoy në krye me kryetarin z. Porjaz i inicuar nga vëllezërit Yëlldëz dhe Çelik.
Kjo uniformë nuk është vetëm një lloj bashkëpunimi por edhe më shumë se aq, ngase në vetvete ngërthen një filozofi të madhe përmes së cilës flet për vlerat që ka feja dhe predikuesit fetar. Kreu I BFI-së luti Allahun xh.sh që personat që bëjnë vepra të mira dhe të pëlqyeshme për Krijuesin, Ai ti bekon dhe ti shpërblen me rehatinë e kësaj bote dhe xhenetin e botës tjetër.

Comments are closed.