Pranim-dorëzimi i Tregut të Qytetit nga Komuna e Kërçovës te BFI

Çdo rikthim i pronave të Vakufit tek pronari legal e legjitim BFI, është një triumf i drejtësisë ndaj padrejtësisë dhe diskriminimit që popullata muslimanë e këtij nënqielli, në vazhdimësi e ka përjetuar për gati një shekull.
Andaj çdo kthim i pronave të marra padrejtësisht nga regjimi komunist dhe ai para tij, për BFI dhe popullatën muslimanë në Maqedoninë e Veriut përjetohet si një gëzim i madh dhe festë për besimtarët.
Të premten më 09. Korrik 2021, në një atmosferë të ngrohtë e festive, u realizua akti i pranim-dorëzimit të Tregut të Qytetit të Kërçovës, nga Komuna e Kërçovës, deri te Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Kërçovës.
Në prezencë të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiut të Kërçovës Qamil ef. Rushiti, Udhëheqësve të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI, Imamëve dhe dashamirëve të jetës fetaro-shoqërore, Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, dorëzoi edhe zyrtarisht shfrytëzimin e kësaj prone, pronarit legjitim Bashkësisë Fetare Islame – Myftinisë së Kërçovës, me ç’rast i pari i Kërçovës, z. Deari, e finalizoi me ligj këtë padrejtësi dhe i uroi pronarët e rinj – Bashkësinë Fetare Islame dhe gjithë besimtarët, duke ju dëshiruar që ta përdorin për të mirën e Bashkësisë Fetare Islame dhe nevojtarëve.
Në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e tij personal Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu kënaqësinë, gëzimin dhe falënderime ndaj Komunës së Kërçovës, e z. Fatmir Deari në veçanti. Ai me këtë rast tha se: “Kjo ditë shënon eliminimin e padrejtësisë që i është bërë me decenie të shumta, ku prona vakuf, Tregu i Gjelbër është keqpërdorur në sistemin monist dhe në këtë mënyrë është bë një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë besimtarëve në territorin e Kërçovës. Andaj, dorëzimi i sotëm, për të menaxhuar Myftinia e Kërçovës me Tregun e Gjelbër, është një gëzim i madh jo vetëm për Bashkësinë Islame, jo vetëm për Myftininë e Kërçovës, por edhe për të gjithë besimtarët e Myftinisë së Kërçovës dhe më gjerë”, tha mes tjerash Reisul Ulema në fjalimin e tij.
Deklaratat e plota të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiut të Kërçovës dhe Kryetarit të Komunës së Kërçovës mund ti ndiqni në linkun:
Gjithashtu edhe Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti shprehu kënaqësinë, që pas një padrejtësie mbi 70 vjeçare, Myftinia e Kërçovës përfundon procedurën e procesit të denacionalizimit për Tregun e Qytetit.
Më pas, delegacioni që e udhëhiqte Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga Myftiu i Kërçovës me bashkëpunëtorë dhe Kryetari i Komunës së Kërçovës, e falën Namazin e Xhumasë në xhaminë Sheh Selim, ku në humben që e mbajti Reisul Ulemaja në tre gjuhë: arabe, shqipe dhe maqedonishte, njoftoi xhematin e xhamisë për pranim dorëzimin e Tregut të Qytetit, e cila tashmë e tutje do të jetë në shfrytëzim të Myftinisë së Kërçovës.
Hutben e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të mbajtur në xhaminë Sheh Selim, mund ta ndiqni në linkun:

Comments are closed.