Populli ynë ka tradit të kombit dhe fesë

Më 21.11.2011, kreu i RDK, z. Rufi Osmani vizitoi Reis ul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepi në selin e BFI-së. Gjatë këtij takimi kreu i RDK-së i shoqëruar nga deputeti i partisë z. Izet Zeqiri, shprehi se neve si subjekt më i ri politik shqiptar në Maqedoni në asnjë moment në botkuptimin tonë nuk ekziston diç tjetër pos asaj se jemi shqiptar dhe musliman, dhe gjithnjë jemi të përcaktuar për çështjen fetare dhe kombëtare.
rufiii
Neve si RDK respektojmë institucionin fetar Islam dhe kreun e saj Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili është dëshmuar me menaxhimin e këtij institucioni në formën më të mirë të mundshme. z. Rufi Osmani bëri një prezentim të partisë së tij gjegjësisht të subjektit të ri shqiptarë RDK, duke theksuar se në të ardhmen kërkojmë bashkëpunim të plotë pa tendenca të politizimit të BFI-së.”
Ai mes tjerash shtoi se nëse i jipet votëbesimi i popullit shqiptarë do të kemi konsideratë ndaj BFI dhe do të ndihmojmë që ky institucion gjegjësisht BFI të jetë e barabartë me të gjitha bashkësitë fetare në Maqedoni, bile luftën parlamentare neve jemi duke e zhvilluar përmes deputetit tonë i cili ka zhvilluar luftëra të ashpra për çështjen e pronës gjegjësisht rreth denacionalizimit të pronës së BFI-së. Deputeti ynë gjithashtu ka bërë apel për solidarizim të deputetëve musliman në kuvendin e Maqedonisë që të gjithë bashkërisht të ndihmojnë që procesi i denacionalizimit të realizohet në formën më të mirë duke mos u dëmtuar në asnjë farë mënyre BFI.
RDK ka disponim që për çdo çështje që mund të diskutohet në nivel të kuvendit ose luftën politike që zhvillohet në parlament, e bënë duke i shërbyer fesë dhe kombit. Si parti e re politike në bllokun shqiptar, RDK nëse kemi ndonjë lëshim apo gabim për atë kërkojmë falje, ngase neve jemi shumë shkurt në skenën politike e që mendojmë se do të jemi përgjithmon në atë rast besoj se shumë më tepër do të kontribuojmë në aspektin fetar dhe kombëtar. Ne jemi për bashkëpunim me partitë politike shqiptare, nuk jemi të kënaqur me ralitetin e partisë që participon në pushtet që e ka votëbesimin e popullit shqiptar, ata kur e gënjejn vetëveten nuk është për t’u habitur që popullin dhe elektoratin ta ushqejnë me gënjeshtra. Jemi subjekt politik të dëshmuar edhe në fushën kombëtare dhe ate fetare, asnjëherë nuk kemi qenë marksist-leninist, por se populli ynë ka tradit të kombit dhe fesë-tha Rufi Osmani. Duke kërkuar falje që delegacioni nga RDK i paraparë për vizitë gjatë festave të Fitër dhe Kurban Bajramit nuk ka vizituar Reis Ulemanë dhe BFI, të cilin informacion e ka kuptuar me vonesë  dhe se i janë bërë obstrukcione.
Në anën tjetër Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi shrehi mirëseardhje kreut të RDK në BFI, mes tjerash duke vlerësuar se BFI është institucion që mbron interesat e gjithë muslimanëve. Ne nuk pranojmë që të politizohemi dhe se me veprimtari jemi mbipartiak. Bashkëpunim me parti politike kemi vetëm me ata që na ndihmojnë në realizimin e drejtave tona. Jemi Bashkësi Fetare që nuk pranojmë inferioritetin, prandaj kemi dashur që subjektet politike shqiptare të jenë në krahun tonë e sidomos ai që e merr verdiktin e popullit. Kemi dëshir që subjektet tona të jenë më të fuqishme sepse edhe do të stimuloheshim me fuqin e tyre.
BFI është e të gjith atyre që i takojnë Islamit dhe është servis në shërbim të popullit musliman dhe jemi të hapur për bashkëpunim të sinqertë- shtoi mes tjerash Sulejman ef. Rexhepi gjatë vizitës që ia bëri kreu i RDK, Rufi Osmani. Në fund Reis ul Ulema, kreut të RDK i dhuroi një Kuran të përkthyer dhe komentuar në gjuhën shqipe si dhe veprën kapitale të shqiptarëve të maqedonisë “ Shqiptarët e Maqedonisë” të botuar nga BFI, e cila njëherit njihet si enciklopedia e shqiptarëve të maqedonisë.

Comments are closed.