Politika Qeveritare po dëmton harmonin ndërfetare

Fetë posedojnë vlera univerzale dhe si të tilla gjithnjë ndihmojnë në zhvillimin e shoqërive, andaj asnjëherë nuk duhet luajtur me ndjenjat fetare të cilat mud të reflektojnë negativisht dhe të nxisin urrejtje mes njëri tjetrit. Komunikimi ndërfetar, ndërkulturor dhe ndërshoqëror është i domosdoshëm për të ardhmen e shoqërive dhe për të pasur stabilitet në shoqëri.
Kjo ishte porosia e  konferencës me temë: “Ndikimi i vlerave dhe praktikave fetare në stabilitetin shoqëror”, të organizuar nga Fondacioni Konard Adenauer në bashkëpunim me Bashkësitë Fetare në Maqedoni, Qendra për Studime Evropiane (QSE) dhe organizata rinore “Kreaktiv”.
Përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend mes tjerash kritikuan partitë politike se në të shumtën e rasteve tentojnë që përmes fesë të realizojnë qëllimet politike.“Kur tentohet të arrihet ndonjë qëllim i caktuar politik ose të bëhet ndonjë destabilizim i një shoqërie të caktuar atëherë përdoret feja, që është gjëja më e shenjtë e njeriut.
Nuk duhet të lejojmë homogjenizmin e atyre që nuk besojnë në Zot, që ta shfrytëzojnë fenë si forcë kryesore dhe udhëheqëse për realizimin e disa qëllimeve të caktuara të cilat nuk na shpiejnë drejt të mirës së ndonjë njeriu e as për shoqërinë multietnike”, tha Dragi Kostadinovski, përaqësues i KOM-it. “Ne këtu, dhe gjithmonë do të përkrahim të gjithë ato iniciativa që kanë të bëjnë lidhur me atë që të jetë komunikimi sa më i lartë ndërmjet bashkësive fetare dhe të ekzistojë gjithmonë bashkëpunim, të ketë dialog të mirfillt ndërmjet qytetarëve të këtij shteti.
takimi kas
Andaj në të njëjtën kohë edhe Qeveria e Maqedonisë duhet që në mënyrë të barabartë ti trajtojë të bashkësitë fetare, gjegjësisht të gjithë komunitet që janë pjesë e këtij shteti.
abazi kas2
Në Maqedoni janë organizuar konferenca dhe akoma bëhet organizime të tilla rreth komunikimit, dialogut dhe bashkëpunimit ndëfetar dhe ndërkulturor, por megjithatë nuk kemi ndonjë rezulatat nga konferencat e tilla, ngase politika shtetërore po bën dallime ndërmjet bashkësive fetare dhe se ajo nuk duhet që të favorizojë vetëm një bashkësi fetare ndërsa ndaj të tjerave të jet inferiore”, tha Abaz Islami, përfaqësues i BFI-së. Por gjithashtu gjatë kësaj konferencë ai në emër të BFI-së dhe në emër të Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi vlerësoi këtë aktivitet të Fondacionit Konrad Adenauer me të cilin fondacion BFI ka raporte shumë të fuqishme.
“Mendoj se është koha e fundit që forcat e reja të bëhen më të mençura nga ato të vjetrat, ti vënë pikë gjithë asaj që dikur na ndante, të kthehen në idetë dhe jetën e paraardhësve tanë të cilët kanë ditur dhe dinë të jetojnë sëbashku. E rëndësishme është të thuhet se një radikalizëm tërheq një tjetër radikalizëm, ndërsa kjo do të thotë se do ti kemi rezulatetet që për fat të keq i kishin miqtë tanë në Bosnjë, ato që i pamë në Kosovë dhe të cilat nuk do të kishim dëshiruar që të përsëriten në Maqedoni”, tha Rahamin Mizraki, Bashkësia Hebreje.
557709_539339209430420_103529250_n
Përfaqësuesja e Fondacionit “Konrad Adenauer” tha se qëllimi i konferencës në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina është që njihen dhe pranohen ndryshimet e tjetrit, veçanërisht të atyre që u takojnë religjioneve të ndryshme. Vlenë të theksojmë se që nga 15 e deri më 17 Maj, Fondacioni Konrad Adenauer ka organizuar seminar përmes së cilit bëjnë përpjekje që përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe të rinjtë nga Maqedonia, dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të njoftohen më tepër si dhe të përmirësojnë mirëkuptimin dhe dallimet fetare. Në këtë seminar marrin pjesë edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, ku do jenë pjesë e konkurrencës për foto me moto: “ Fetë të ndryshme- intersi i njëjtë”.

Comments are closed.