Përurohet Xhamia Gam-Gam në Tetovë

11

Tetovë, 29 qershor – Në mëyrë soleme, është lëshuar në përdorim Xhamia Gam-Gam në Tetovë, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2009. Në hapjen solemne ka marrë pjesë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejam ef. Rexhepi, myftiu i BI të Kosovës, Naim ef. Tërnava, myftiu i Myftinisë së Tetovës, h. Alifikri ef. Esati, myftilerët nga myftinitë e BFI-së, dekani i FSHI-së si dhe shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve fetare.
Fjalë përshendetëse kishte myftiu i Tetovës,  i cili tha se xhemati i Tetovës është ai që ka ndërtuar xhami me vetëkontribut dhe pa ndihmën e askujt dhe kjo është për t’u përshendetur. Fjalë përshendetëse kishte edhe myftiu Naim ef. Tërnava,  i cili para të pranishmëve theksoi:          “Shtëpitë e Allahut, thjesht, janë vend ku bëhet ibadet dhe adhurohet Allahu. Megjithatë, përmes ndërtimit të xhamive ne kemi ndërtuar dhe kemi fuqizuar edhe më shumë identitetin tonë fetar dhe kombëtar.”
Me rastin e përurimit të Xhamisë Gam-Gam, në fjalën e tij të rastit kryetari i BFI-së Sulejman efendi Rexhepi, para të pranishmëve dhe për mbarë opinionin e gjerë theksoi: “Xhamitë janë institucione ku ndërtohen vlerat shoqërore dhe se ne si popull jemi edukuar nga këto objekte fetare,  të cilat gjithnjë kanë ndihmuar të mbrojmë gjenezën tonë dhe gjithë atë që e lidh shpirtin fetar me popullin tonë. Është mirë të dini se BFI me trembëdhjetë shtyllat e veta që i ka, me trembëdhjetë myftinitë e saj, do të bëjmë çmos të ndërtojmë strategji për stimulimin e lindjes në mesin tonë të të gjithë muslimanëve,  pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ngase ne si BFI jemi institucion multietnik. Mes tjerash, bëj apel që muslimanët të jenë të bashkuar dhe sa më shumë të shtohen në numër, duke apeluar për rritjen e natalitetit.”
2

Comments are closed.