Përurohet Xhamia e Rinisë në Gostivar

Në Lagjen Banjeshnicë në Gostivar, u përurua xhamia e Rinisë e cila u nisë të ndërtohet në vitin 2007. Xhamia u ndërtua me kontributin e banorëve të lagjes dhe qytetit, mbështetjen e fuqishme të Myftinisë së Gostivarit dhe Bashkësisë Fetare Islame në vend, me mbështetjen e mërgimtarëve, donatorëve dhe me ndihmën e pushtetit lokal të asaj kohe.
Të pranishëm në përurimin e objektit të ri të xhamisë morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, myfti dhe hoxhallarë nga vendbanime tjera, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Gostivari, Rufi Osmani, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, si dhe shumë udhëheqës të institucioneve të ndryshme lokale dhe një numër i madh i banorëve të lagjes dhe Gostivarit.
foto_galeria_xhamiaerinise_23_12_2012_radiovala_xhamiaerinisegostivar_23_12_2012_1
Në fjalën e rastit Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë gjegjësisht të kësaj shtëpie të Allahut Fuqiplotë. Kreu i BFI-së foli rreth rëndësisë dhe vlerës së ndërtimit të xhamive në vendin tone, por gjithashtu për rolin e tyre në edukimin, ndërtimin e personalitetit të besimtarit si dhe të dinjitetit të tij. Përmes xhamiave gjithmon janë edukuar besimtarët dhe është organizuar jeta fetare islame në këto troje dhe më gjërë.
xhamiaerinisegostivar_23_12_2012__15__537301603
Ai më tej shtoi se: “ E vërtetë e madhe e pamohueshme të cilën e dëshmon Kurani Famëlartë është ajo se xhamitë i ndërtojnë, xhamitë i meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë iman të paluhatshëm në Allahun Fuqiplotë, ata të cilët me dinjitet të plotë i kanë besuar dhe i besojnë Muhamedit a.s., ata të cilët fare nuk kanë pozicion dyshimi në shpirtin e tyre për çështjen e besimit në jetën e përhershme…” “ Ne gjatë të kaluarës kemi ndërtuar shumë xhami edhe përkundër që kemi pasur presione për mos ngritjen e tyre megjithatë askush nuk ka mundësi që të pengon ndërtimin e objekteve fetare të myslimanëve pasi që përveç që e kërkon nevoja neve përmes tyre adhurojmë Allahun Fuqiplotë, dhe inshallah edhe më tej do të vazhdojm në këtë drejtim duke ngritur edhe shumë shtëpi të Allahut gjegjësisht xhami”.

Comments are closed.